LAJMI I FUNDIT:

KEDS stabilizon furnizimin në Drenas

KEDS stabilizon furnizimin në Drenas

KEDS-i ka njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike për Komunën e Drenasit dhe disa fshatra përreth, ku kishte probleme në furnizim së fundmi. Pos furnizimit stabil, aty tashmë nuk ka as rënie të tensionit, falë punës së palodhshme të punëtorëve të kompanisë.

KEDS njofton se gjatë këtyre ditëve në Drenas dhe disa fshatra rreth tij, duke përfshirë edhe Parkun e Biznesit është duke bërë investime/revizionim të rrjetit. Intervenimet po bëhen për të siguruar energji më stabile kur po hyjmë në periudhën e dimrit. Nga këto intervenime pritet që të ketë shërbime stabile dhe të sigurta, të ketë numër më të vogël të prishjeve. Ky investim nënkupton edhe krijimin e një linje alternative shtesë për furnizim që do ta rris edhe më tepër kualitetin e shërbimeve dhe sigurinë e furnizimit si për Drenasin me fshatrat përreth, ashtu edhe për Parkun e Biznesit, kur dihet rëndësia e tij dhe e afarizmit të bizneseve të alokuara aty.

Intervenimet janë të domosdoshme, pasi bëhet fjalë për asete të vjetruara që nuk garantojnë siguri në furnizim. Kjo është dëshmuar edhe dje, me 3 tetor 2016, kur ka patur probleme me furnizim si pasojë e një prishje që ka shkaktuar ndaljen e detyruar të linjës 35kV (kilovolt) që furnizon Drenasin dhe fshatrat përreth në pjesën jugore të kësaj komune.
Por, ekipet e KEDS-it kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të sanojnë prishjen në kohën më të shkurtër të mundshme dhe brenda disa orësh janë rikthyer pos linjës 35 kV edhe daljet 10 kV që ishin jashtë pune.


KEDS kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve dhe mirëkuptimin e tyre për furnizimin jo të rregullt gjatë kësaj kohe duke i siguruar se po bën më të mirën të mundshme që të sigurojë për ta shërbime sa më kualitative. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori