LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i shtrinë investimet edhe në Zllopek të Pejës

KEDS-i shtrinë investimet edhe në Zllopek të Pejës

Një fshat jo shumë larg nga Peja me komunitet të përzier, Zllopeku, është një nga lokacionet në të cilin Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka shtrirë investimet e radhës.

Bëhet fjalë për një projekt me ndikim parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimin për ekonomitë familjare ndërsa pashmangshëm që edhe do e ulë në zero ekspozimin ndaj rrezikshmërisë dhe kontaktit si për banorët ashtu edhe për frekuentuesit në këtë fshat të Pejës.
Punimet kanë filluar në tetor të vitit 2015, ndërsa janë drejt finalizimit. Hamdi Kerolli – inxhinier në KEDS, mbikëqyrës i projektit flet me statistika rreth këtij investimi që po e bënë KEDS-i. “Për Zllopekun janë 30 shtylla betoni për tension të ulët, 17 shtylla të tjera betony për tension të mesëm. Është vendosur dhe një trafo e re 10/04 kV me fuqi 160 kVA (kiloVoltAmper) dhe janë shtrirë pra vendosur dhe 1 mijë e 500 metra kabllo ajrore për tension të ulët”-deklaron inxhinieri Kerolli.

Kerolli shton se përfitues nga ky projekt investiv janë rreth 45 konsumatorë, pra ekonomi familjare.


Se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe kualitetit të furnizimit me tension stabil thonë edhe vet banorët, të cilët pa hezitim flasin për problemet që kanë pasur çdo herë në të kaluarën. Ata shpresojnë shumë se ky projekt do të jetë edhe fundi i problemeve të tilla në këtë fshat.

Kenda Luceviç banorë i kësaj ane, pret që të mirat e investimit të vërehen sa më parë, përderisa është mirënjohjes për këtë projekt. “Ne këtu kemi pasur probleme të shumta me tension të energjisë, të rrymës. Shumë makineri të ekonomive familjare asnjëherë nuk janë ndezur pa stabilizator ose korrektor. Tani po e shohim se është punuar dhe ne presim sukses, sepse fshati ynë ka banorë nuk është shumë larg Pejës”, thotë Luceviçi.

Në anën tjetër mbikëqyrësi i projektit, Hamdi Kerolli, inxhinier në KEDS, falënderon edhe komunitetin për kontributin e tyre për bashkëpunim të mirë me ta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori