LAJMI I FUNDIT:

KDI kërkon nga partitë politike të bashkërendojnë draft rezolutat e propozuara

KDI kërkon nga partitë politike të bashkërendojnë draft rezolutat e propozuara

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) u ka bërë thirrje subjekteve politike t’i bashkërendojnë kërkesat në një draft rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

KDI ka analizuar të gjitha draft rezolutat e prezantuara deri më tani nga partitë në pushtet dhe ato në opozitë dhe vlerëson se përmbajtja e tyre përputhet në disa pika siç janë kërkesat për respektim të integritetit territorial të vendit tonë, kërkesa për njohje nga Serbia dhe përcaktimi i Kuvendit të Kosovës si autoriteti përfundimtar që do të ratifikojë marrëveshjen e re potenciale me Serbinë.

Haradinaj: Themelet e kompromisit janë nga pakoja e Ahtisarit, të votohet për dialogun sikur për ushtrinë
Lexo po ashtu Haradinaj: Themelet e kompromisit janë nga pakoja e Ahtisarit, të votohet për dialogun sikur për ushtrinë

“Republika e Kosovës nuk duhet të vazhdojë fazën finale të dialogut pa një qëndrim shtetëror të artikuluar në Kuvend, pa strategji dhe pa përcaktuar temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, pritshmëritë e palës kosovare në këtë proces dhe pa legjitimuar me anë të një rezolute ekipin udhëheqës të Kosovës në këto bisedime”, thuhet në komunikatë.


KDI porosit partitë parlamentare t’i shtojnë përpjekjet për konsensus politik në bisedimet me Serbinë duke duke lënë mënjanë politikat ditore dhe kalkulimet politike, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori