LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry e prezantoi parfumin e vet të parë

Katy Perry e prezantoi parfumin e vet të parë

Këngëtarja Katy Perry - idhulli i tinejxherëve në mbarë botën, këto ditë në Londër e prezantoi parfumin e vet të parë të quajtur “Purr”.

Një shishe ngjyrë vjollcë me formën e maces është kombinim i shumë aromave si: pjeshkë, mollë, jasemin, druri i sandallit, misk dhe shumë të tjera.

Ky parfum është gjithçka që pëlqen kjo këngëtare e re, e cila dëshironte që parfumi t’i përmbajë të gjitha gjërat që i do ajo dhe përsëri përzierja të ketë aromë unikate, që nuk do të kujtojë asnjë aromë tjetër. Ajo gjatë promovimit të parfumit kishte veshur fustan vjollcë me një stil të pazakonshëm, stil me të cilin është e njohur këngëtarja.

"Pur" padyshim do të gjendet në listën e dhuratave të Krishtlindjes për shumë tinejxherë. /Telegrafi/