LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur dhe afro 600 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Katër të vdekur dhe afro 600 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën të ditur se katër qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar 581 raste të reja.

Krahas të të infektuarve të rinj, ekspertët e shohin si tregues pozitiv edhe numri e të shëruarve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 485 pacientë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 33 185, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 285 pacientë, 20 janë në terapi intensive, kurse gjashtë prej tyre janë të intubuar.


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13432
Fier 1591
Shkodër 1300
Durrës 1220
Vlorë 1011
Korçë 948
Lezhë 884
Elbasan 877
Berat 784
Gjirokastër 491
Kukës 431
Dibër 399.

Qarku më i prekur në Shqipëri nga Covid-19 është ai i Tiranës, i cili kryeson si për nga numri i rasteve të infektuara ashtu edhe për humbjet e jetëve.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, në Shqipëri kanë humbur jetën nga coronavirus 1174 qytetarë, shifër kjo e cila konsiderohet tepër e lartë nëse krahasohet me numrin e popullsisë.