LAJMI I FUNDIT:

Katër projekte për rajonin planor juglindor të Maqedonisë

Katër projekte për rajonin planor juglindor të Maqedonisë

Qendra për zhvillim të rajonit planor juglindor ka nënshkruar katër marrëveshje për projekte, dy nga të cilat janë me Bashkimin Evropian, me vlerë prej 55 mijë euro.

Dy projektet tjera kanë vlerë më të ulët, por janë mjaft të rëndësishëm për rajonin në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto dy marrëveshje janë nënshkruar me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, me mbështetje të Qeverisë zvicerane, respektivisht të Agjencisë zvicerane për zhvillim.


Për herë të parë, përmes këtyre projekteve do të inicohen forume qytetare. /Telegrafi/