A janë më të mençura femrat a meshkujt? Kush e duron më shumë dhembjen, e kush ia sheh hairin më shumë martesës? Ka ardhur koha që të thyhen edhe disa mite rreth meshkujve dhe femrave.
Ua sjellim katër gjëra rreth meshkujve, që ndoshta nuk i keni ditur, por që gjithmonë ju kanë interesuar.
Kush është më i mençur?
Edhe pse kryesisht mendohet se meshkujt janë më të mençur, Adrian Furnham, profesor britanik i psikologjisë në një kolegj të Londrës, ka analizuar rezultatet e studimeve ku ishin matur dhe krahasuar koeficientet e inteligjencës (IQ) të meshkujve dhe femrave, gjë që ka treguar se nuk ka dallime të mëdha rreth vetë IQ-së, por janë vërejtur dallime të mëdha në perceptimin e inteligjencës. Derisa meshkujt janë të prirë që t’i mbivlerësojnë aftësitë e tyre intelektuale, femrat, përkundrazi, janë të prira që t’i nënvlerësojnë ato.
Durimi i dhembjes
Përkundër deklaratave të grave se mund t’i qëndrojnë më shumë dhembjes sesa meshkujt, për shkak se ato i durojnë dhembjet e lindjes, megjithatë është konstatuar se meshkujt janë ata që e mbajnë primatin në këtë fushë.
Kush ia sheh hairin më shumë martesës?
Përkundër bindjeve të përgjithshme se meshkujt janë ata që kanë aversion ndaj martesës, psikologu Nil Jakobson nga Universiteti i Uashingtonit mendon se janë mu meshkujt ata që kënaqen më shumë në martesë. Femrat zakonisht hyjnë në martesë me plot pritje të tepërta, gjë që i çon ato kah zhgënjimi. Është parë se meshkujt e martuar dy herë më pak bien në depresion, për dallim nga gratë e martuara.
Ora biologjike
Edhe meshkujt e kanë orën e tyre biologjike. Me plakjen e tyre, ata humbin rreth 1% të testosteronit për çdo vit moshe, me çka ulet prodhimi dhe kualiteti i spermatozoideve. Për këtë shkak, baballarët e moshuar janë më të rrezikuar që të kenë fëmijë të sëmurë nga autizmi, skizofrenia dhe sindroma Down. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania