LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Shaptahu le ta harrojë Prishtinën

Kastrati: Shaptahu le ta harrojë Prishtinën

Kryetari i Plisave, Albert Kastrati, ka thënë se basketbollisti i Pejës, Samir Shaptahu, nuk ka shanse që të kthehet në Prishtinë, pasi që atë nuk e do asnjë prishtinas.

Pak orë më parë raportuam se Shaptahu ka kërkuar nga drejtuesit e Sigal Prishtinës që ta transferojnë atë, ndërsa tani kemi marrë edhe mendimin e kryetarit të Plisave për këtë, pasi që këta të fundit ishin fyer rëndë nga Samiri në një video që e kishin postuar tifozët e Shqiponjave të Pejës.

“Ai ka kërkuar edhe më parë që të transferohet te Sigal Prishtina dhe është penduar shumë që na ka fyer”, shpjegoi fillimisht Kastrati për Telegrafin.

Alberti më tej shtoi se edhe po të kërkonte falje publikisht, ata nuk do ta pranonin rikthimin e tij në klub, teksa ka paralajmëruar edhe kryesinë e klubit që të mos i shkojë ndërmend që ta marrë një vendim të tillë.


“Nuk ka shanse që ai të rikthehet. Ai e ka fyer Prishtinën publikisht, e pak ka lojtarë të tillë që i fyejnë klubet ashtu siç ka bërë ai. Nuk është se vetëm Plisat nuk e duan atë, por edhe gjithë qytetarët e Prishtinës nuk duan ta shohin këtu, dhe nuk besoj se as dikush prej kryesisë sonë mund ta marr guximin që ta transferojë atë”, shtoi Kastrati.

“Ne e dimë që Samiri ka dëshirë të vijë në Prishtinë, dhe gjithashtu e dimë se ai është ndier i tradhtuar nga pejanët që e kanë postuar videon e tij duke fyer dhe prej atij momenti ai nuk ka dëshirë të luajë më në Pejë. Ai i ka fyer pejanët ashtu siç na ka fyer edhe neve”, përfundoi kryetari i Plisave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori