LAJMI I FUNDIT:

Karota e zier mbron zemrën, lufton kancerin

Karota e zier mbron zemrën, lufton kancerin

Ushqimi i njomë është veçanërisht i shëndoshë. Mirëpo, shkencëtarët nga Universiteti amerikan i Arkansasit, kanë zbuluar se karota bën përjashtim: e zier, përmban më shumë se të tretën e fenoleve, të cilat e mbrojnë zemrën më tepër se e paziera.

“Prerja e karotës para zierjes sjell deri tek ajo që efektet e saj kryesore nutritive të derdhen në ujë ku po zihet. Nëse i zieni të tërat dhe e preni më vonë, mund të kënaqeni në shijen e tyre por edhe në efektet e shëndetshme”, deklaroi dr. Kristen Brandt, njëra prej shkencëtarëve që kryen këtë studim.

Ajo shtoi se karota e tërë e zier është shumë e shëndetshme dhe e thjeshtë për përgatitje dhe se njerëzit do të duhej t’i pranojnë shprehitë e tilla të konsumimit nëse mendojnë ta ruajnë shëndetin.

Studimi dëshmoi se sheqeri natyral i karotës përmban efekte të fuqishme anti-kancerogjene me konsumimin e të cilave zvogëlohet rreziku nga kanceri. Megjithatë nëse e preni para zierjes, ajo i humb efektet e saj të shëndetshme. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori