LAJMI I FUNDIT:

Karahoda shumë afër Besës

Karahoda shumë afër Besës

Fatih Karahoda, është futbollisti i fundit që shumë shpejtë pritet t’i thotë ‘po’ klubit pejan, për t’u bërë lojtari tretë që kalon në ‘Shahin Haxhiislami’ në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi shtatgjatë nga Prizreni ka qenë caku i pejanëve pas mos-arritjes së transferimit të Kastriot Rexhës.

Krerët e Besës kanë udhëtuar drejt Prizrenit për të marrë ‘po’-në e Karahodës, derisa këtë e ka konfirmuar për gazetën kryetari Shemsedin Muhaxheri.

“Gjatë ditëve të kaluara kemi biseduar vazhdimisht me Fatih Karahodën. Sot (e enjte) kemi qenë në Prizren, ku jemi takuar me futbollistin. Marrëveshja është shumë afër dhe ai sipas të gjitha gjasave do të jetë shpejtë pjesë e klubit tonë”, ka deklaruar Muhaxheri për gazetën Arena. /Telegrafi/