LAJMI I FUNDIT:

Karahoda afër Lirisë

Karahoda afër Lirisë

Fatih Karahoda mund të kthehet në klubin amë. Sulmuesi shtatgjatë i Feronikelit që është ndër ‘9-shat’ më të mirë në Kosovë, gjatë viteve të fundit ka pasur një takim me zyrtarët e Lirisë, ku është diskutuar rreth rikthimit të tij në ‘Përparim Thaçi’.

“Jam takuar me Lirinë, ku kryetari i klubit më ka treguar rreth planeve që i ka për skuadrën në të ardhmen. Deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje pasi që është ende shumë herët”, ka deklaruar ai për gazetën Arena.

Në edicionin që lamë pas, Karahoda fitoi ndeshjen e barazhit me Feronikelin si dhe triumfoi në finale të kupës ndaj Hajvalisë. Ju kujtojmë që pos Feronikelit e Lirisë, ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Vëllaznimin. /Arena/Telegrafi/