Gjithë hapësira midis Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe Fakultetit të Arteve në Prishtinë ka qenë e ndriçuar me drita shumëngjyrëshe.
Derisa për muzikë fillimisht është përkujdesur “DJ Gamble”, edhe hapësira ka filluar të mbushet. Në qoshe të vendit ku është mbajtur manifestimi fëmijët kanë vizatuar figura të ndryshme. Të parët që kanë nisur muzikën live kanë qenë “Zig – Zag Orchestra”. Vokalisti Dren Abazi me grup gati për një orë janë kujdesur për disponimin e të pranishmëve që vazhdimisht janë shtuar.
E prej orës 21:00 skena ka qenë e rezervuar për grupin e etno-jazz “Kapsamun”. Të njohurit si “Kapsamunat” janë ngjitur në skenë pas plot pesë vitesh nga koncerti i tyre i fundit në Kosovë. Janë ribashkuar për Prishtinën.
“’Kapsamunat’ duken rrallë tek ne dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse nuk përtojmë të mblidhemi për ta”, ka thënë Alketa Gashi, që bashkë me shoqëri sikurse krejt të tjerët e kanë pritur me ovacione ngjitjen në skenë të grupit që përbëhet nga shqiptarë e të huaj. Pa u vonuar shumë djemtë e “Kapsamun” kanë nisur performancën e tyre. Gjithçka ka nisur me “Valle shqiptare”.
“Ata që dëshirojnë të vallëzojnë vetëm le të urdhërojnë”, ka thënë Arsim Leka, që është i vetmi shqiptar i këtij grupi. Leka në saksofon bashkë me Marcel Zimmermann në violinë, Samuel Wettstein në piano, Florian Abt në kontrabas dhe Lucio Marelli – që ka zëvendësuar në perkusione anëtarin e dikurshëm Michael Stultz – kanë performuar për gjysmë ore muzikë etno-jazz. Pas valles shqiptare, e cila është një kombinim midis muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe asaj jazz, grupi performancën në kuadër të 15-vjetorit të bankës “ProCredit” e ka vazhduar me një pjesë muzikore që Leka e ka quajtur “Prishtina”.
“’Prishtina’ në Prishtinë. Jo vetëm që e kanë muzikën e bukur, por edhe dinë ta rrisin entuziazmin për t’i dëgjuar”, ka thënë Alketa Gashi, që bashkë me shoqet e saj nuk janë ndalur së vallëzuari.
“Kapsamuni“ për Astrit Halitin është grupi më i mirë modern. Sipas tij, djemtë që kanë kombësi të ndryshme i përshtaten fort mirë muzikës shqiptare.
“Nuk është lehtë të bësh kombinime të tilla. Por kjo është e veçanta e tyre”, ka thënë Haliti, tek pinte një birrë krejt afër skenës. Sipas tij, ia vlen të dëgjohet performanca e “Kapsamun”. Por pavarësisht ovacioneve ka pasur edhe nga ata që nuk kanë qenë të pranishëm në këtë manifestim për të dëgjuar për muzikë. Dikush i është bashkangjitur festës së “ProCreditit” për diçka krejt tjetër.
“Thjesht kam dëgjuar që do të ketë fishekzjarrë shumë interesantë dhe diçka më ndryshe nga ato që kanë qenë në Kosovë përpara. Për këtë kam dalë e jo për muzikë”, ka thënë Fran Berisha.
“Kapsamun” e ka vazhduar mbrëmjen me “Valle treshe” e “Gjakovarçe”.
“E tash diçka për ata që vijnë nga Gjakova”, ka thënë Arsim Leka, para se të niste interpretimi i “Gjakovarçes”. Djemtë që kanë interpretuar të fundit në këtë koncert e kanë mbyllur performancën e tyre me interpretimin e “Bariut”. Por gjysmë ore me “Kapsamun” ka qenë shumë kohë e shkurtër për disa nga të pranishmit.
“Edhe një, edhe një”, kanë qenë thirrjet. Por grupi ka qenë i prerë sa i përket programit.
Arsim Leka ka thënë se atmosfera ka qenë shumë e mirë. Sipas tij, ndjenja më e mirë është kur bashkë me kolegët interpreton në Prishtinë.
“Ne gjithmonë gëzohemi kur vijmë këtu. Sa herë jemi në Prishtinë kemi përshtypje shumë të mira. Shpresojmë të jemi këtu edhe në të ardhmen”, ka thënë Leka, tek ka nënvizuar faktin se që nga viti 2008 nuk kanë performuar në Prishtinë. Ka treguar se anëtarët e grupit kanë drejtime të ndryshme.
“Jeta na ka hedhur në drejtime të ndryshme dhe kjo është arsyeja që nuk jemi shpesh në Prishtinë. Nuk ka diçka tjetër”, ka thënë Leka. Sa i përket programit të zgjedhur për mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ka treguar se “Kapsamun” ka edhe programin autokton, por kanë menduar se përzgjedhja që kanë bërë i është përshtatur koncertit.
Mungesën në skenë, Leka fillimisht e ka quajtur pushim. Por më vonë ka treguar se grupi më pothuajse nuk është ekzistent.
“Në realitet ‘Kapsamun’ thuajse nuk ekziston, por kësaj radhe kemi bërë një ribashkim”, ka thënë ai. Për të ardhmen “Kapsamun” – i cili ka lënë pas tre albume, “Mesnatë” (2000), “Prishtina” (2002) dhe “Mania ballkanike 2007” – nuk ka ndonjë plan konkret.
“Secili kemi obligimet tona. Punojmë në grupe të ndryshme. Jeta ime ka zgjedhur një rrugë tjetër”, ka thënë Leka, derisa fishekzjarrët kanë ndriçuar qendrën e Prishtinës. Por fishekzjarrët janë kritikuar shumë dhe kanë ngjallur debat në rrjete sociale.
“Prej ‘ProCredit’ kam prit me harxhu ma mençur për festën e tyre, jo me na e prishë qetësinë e së dielës me fishekzjarrë kot, por me ndonjë projekt që ndihmon komunitetin”, ka shkruar në “Facebook”, Besa Luzha, profesoreshë e pianos dhe drejtoreshë e “Chopin Piano Fest”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

KUJTIMI I PARË

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja