LAJMI I FUNDIT:

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

(E plotësuar) – ​Fushtica thotë se nuk rrezikohet asnjë ndërtesë nga zjarri në ish-objektin e Kino ABC.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica deklaroi se nuk dihen shkaqet e zjarrit në ish-objektin e “Kino ABC”. Ai tha për mediat se objektet afër nuk janë të rrezikuara dhe bëri të ditur se aty ka pasur shumë mbeturina.

Për momentin rruga “Migjeni” ku ndodhet ish objekti i kinemasë është e bllokuar nga Policia e Kosovës. Ekipet profesionale të zjarrfikësve janë ende duke tentuar ta ndalojnë zjarrin.


“Informacionet e para që i kemi, rasti ka filluar diku nga ora 15:30, me të marrë informatën janë dalë të gjithë njësitë në vend. Për momentin siç po e shihni jemi duke intervenuar duke filluar të lokalizojmë zjarrin. Për shkaqe është shumë herët të flitet. Ka pasur shumë mbeturina, është objekt që është në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe në mbrojtje të institutit. Jemi duke i bërë të gjitha që sa më shpejt ta sanojmë zjarrin, ndërsa sa i përket hetimeve dhe çfarë ka ndodhur atëherë ekipet e hetuesve edhe të policisë edhe të zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes. Si ta lokalizojmë zjarrin do të fillojmë edhe me hetim”, deklaroi ai.

Lulzim Fushtica

Ai bëri të ditur se materiali i kulmit është i azbestit dhe se kanë rritur perimetrin e sigurisë për të evituar lëndimet.

“Nuk kemi takuar ndonjë person, e kemi shikuar tërë objektin, objekti për momentin është i zbrazët janë duke intervenuar të gjitha ekipet dhe jemi duke pritur që sa më shpejt të lokalizohet…Për momentin nuk rrezikohet asnjë ndërtesë. Jemi duke monitoruar, i kemi njoftuar banorët që të jenë në gjendje gatishmërie në rast se kemi nevojë për evakuim por për momentin nuk kemi nevojë… Është kulmi që është azbest por ka edhe shumë mbeturina. Mbeturinat janë të shumta që kanë qenë në këtë hapësirë, kështu që duhet të kemi kujdes për atë edhe kemi rritur perimetrin e sigurisë për shkak se materiali që është aty mund të shpërthejnë dhe mund të lëndojnë edhe ndonjë kalimtar të rastit”, shtoi ai.

Policia e Kosovës ka mbyllur rrugën ‘Migjeni’, për shkak të zjarrit që kaploi kulmin e një objekti në këtë rrugë.

Shuhet zjarri te ish-kinemaja në qendër të Prishtinës, rruga mbetet e mbyllur

Policia e Kosovës ka mbyllur rrugën ‘Migjeni’, për shkak të zjarrit që kaploi kulmin e një objekti në këtë rrugë.

Fillimisht zjarri dukej në përmasa të vogla, më pas u zgjerua por zjarrfikësit kanë arritur ta vënë nën kontroll. Aktualisht zjarrfikësit vetëm po qëndrojnë aty, megjithatë rruga mbetet e mbyllur për automjetet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit me katër automjete dhe policia e cila ka krijuar një perimetër të sigurisë.

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Objekti i Kino Rinisë “Te Qafa” në Prishtinë është kapluar nga zjarri.

Aty kanë dal zjarrfikësit me kanë katër automjete, ndërkohë policia ka reaguar duke larguar qytetarët në një distancë.

Ende nuk dihet se cili është shkaktari i këtij zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se zjarri ka rënë rreth orës 15:30.

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori