Kapiteni legjendar i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, ka bërë të ditur se ndihet i pakënaqur në klub për shkak të minutazhes së vogël në ndeshje.
Të gjithë e njohin Azemin si njërin ndër luftëtarin më të madh në parket të Sigal Prishtinës, dhe njeriun që pothuajse nuk ka munguar në asnjë ndeshje, duke e bartur kështu gjithmonë përgjegjësinë e skuadrës mbi supet e tij. Megjithëkëtë, përforcimi i skuadrës me katër lojtarë të huaj ka bërë që kapiteni të mos ketë hapësira shumë në ndeshje dhe ta ngrohë bankën rezervë, gjë e cila po e bën atë të pakënaqur.
Ju kujtojmë se edhe Alban Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klubit ditëve të fundit, pasi që edhe ai gjendet në të njejtën situatë si Edo.
Në një prononcim për Arena, ‘Edo’ ka theksuar se e meriton të luajë më shumë, duke qenë edhe një nga shtyllat e klubit ‘bardhekaltër’ ndër vite. “Sigurisht se jam i pakënaqur me minutazhën. Ne lojtarët vendorë dhe posaçërisht unë, kemi qenë bartës të shumë sukseseve të klubit të Prishtinës dhe mendoj se e meritojmë të luajmë më shumë. Trajneri po bazohet shumë në lojtarët të huaj, duke mos na lënë shumë hapësirë ne vendorëve. Albani është vetëm i pari që ka shprehur hapur pakënaqësinë. Ai është i ri dhe sigurisht se ka nevojë për më shumë minutazhë për t’i treguar cilësitë e tij”.
“Personalisht kam luajtur në shumë liga për shumë vjet dhe sigurisht se do të doja ta ndihmoja më shumë klubin në përfaqësimin ndërkombëtar, pasi një gjë të tillë e kam pritur me vjet”, shtoi Azemi për gazetën. /Telegerafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi
Ermal Krasniqi futet nga banka dhe shënon në fitoren e Sparta Pragës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe