LAJMI I FUNDIT:

Kapitenët e Hysit, fatal për Prishtinën

Kapitenët e Hysit, fatal për Prishtinën

Hysi dikur ishte skuadër që e joshte dhe motivonte Prishtinën, por kjo nuk po ndodh më tashti. Kjo mbase është njëra nga arsyet e lojës së dobët të Prishtinës, e cila dëshmoi se është larg nga forma e dëshiruar. Në anën tjetër, motivi i madh për ta mposhtur Prishtinën e bëri të veten, e kur t’i shtohet fakti se Hysi pothuajse një pjesë të tërë e luajti me dy kapitenë, del se humbja e Prishtinës ishte e pashmangshme.

Në fakt, Zhdrella e Zabërxha deri në minutën 42’ nuk u vërejtën nga gjyqtari edhe pse të dy e bartën shiritin e kapitenit. Nga fundi i pjesës së parë gjyqtari i ftoi dhe e detyroi njërin që të heq dorë nga pozita e liderit, e këtë e bëri Zabërxha. Për koincidencë, të dy këta futbollistë së bashku me Halitin ishin enigmë për të cilën Prishtina nuk kishte zgjidhje.

Në përbërjen e Prishtinës munguan tre futbollistë të cilët e kishin nisur ndeshjen kundër Trepçës ’89, por tre të tjerë të cilët e patën rastin të dëshmohen nuk e kaluan testin dhe e detyruan Tovërlanin që t’i ndërrojë, ndonëse dukej se ishte vonë për të bërë kthesë në rezultat. Në minutën 17’, Zhdrella kishte rast të mirë, por nuk e kaloi topin si duhet te bashkëlojtarët, kurse në minutën 21’ ai nuk e lëshoi rastin pasi e zuri mbrojtjen e Prishtinës në gjumë dhe nga 13 metra me gjuajtje jo aq të fortë, sa të saktë qëlloi këndin e majtë të Mushicës 0:1.

Më pas shohim një rast të Hysenit, por reagim i dobët i tij, kurse në minutën 33’ Malaj gjuan me kokë drejt në portierin e Hysit. Nga fundi i pjesës së parë Hysi ka mundur të shënojë edhe dy herë, por Zabërxha e Berisha u ngatërruan me top. “Prishtina nuk e luajti lojën e vet, dështoi në të gjitha repartet dhe Hysi me meritë shënoi fitore”, tha ndihmëstrajneri i Prishtinës, Ali Osmani.


Edhe pjesa e dytë nisi me rastin e Malajt, i cili gjuan dobët nga afërsia, por kjo nuk i ndodhi Hajdarit në anën e kundërt, i cili pasi u shërbye mirë nga Zabërxha në minutën 50’ me “projektil” tregoi se si shënohet goli 0:2. Vetëm pas golit të dytë prishtinasit e kishin të qartë se mund ta humbin ndeshjen. Tani nisën lojën e vet më serioze dhe u angazhuan më shumë, madje në minutën 58’ shënuan edhe gol përmes Llumnicës, i cili nga afërsia e mposhti Blakqorin dhe e ngushtoi epërsinë në 1:2.

Mirëpo, përkundër disa rasteve, Prishtina deri në fund nuk arriti ta nxjerr të paktën një pikë, kurse Hysi në minutën 70’ ka mundur të shënojë, kur gjuajtjen e Zhdrellës, Mushica me mund e dëboi jashtë vijës fundore. Në minutën 78 Llumnica kalon bukur dhe gjuan, por topi për disa centimetra shkoi pranë shtyllës së portës së Hysit.

“Angazhimi i madh ishte çelësi i fitores. E kishim të qartë se për rival kemi një skuadër cilësore dhe u motivuam shumë. Kam pritur më shumë nga Prishtina, por edhe tani mendoj se ajo ka skuadër të fortë”, tha kryetrajneri i Hysit, Fadil Ademi. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori