LAJMI I FUNDIT:

Kapet hajni i 11 shtëpive në Restelicë

Kapet hajni i 11 shtëpive në Restelicë

Pas një pune hetimore intensive tre javore të Policisë Dragashit për zbulimin e kryerësit të tentim vjedhjes dhe dëmtimit të dyerve ose bravave të njëmbëdhjetë shtëpive në Restelicë të Dragashit që pati ndodhur me 22 nëntor, të hënën përfundimisht është identifikuar i mituri E. B. i vitlindjes 2000 i komunitetit goran, ka njoftuar policia.

Gjatë hetimit, policia kishte pyetur rreth 40 qytetarë.

“Po ashtu edhe krim teknikët që kishin kryer hetime ne vendin e ngjarjes, dëshmitë e mbledhura i kishin dërguar në Drejtorinë Rajonale në Prizren, gjegjësisht në Zyrën e AFIS-it që merret me hetimin dhe gjurmimin e gjurmëve të gishtërinjve të cilat gjenden në vendin  e ngjarjes dhe sipas krim teknikëve, janë gjetur gjurmë të mjaftueshme gishtërinjsh të të dyshuarit të mitur”, njofton policia.


Nga hetues policor, në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit është intervistuar i dyshuari dhe pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit për 24 orë, ndërkaq, kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori