LAJMI I FUNDIT:

Kandidatja për “Miss Zvicra”: Nuk ndihem shqiptare

Kandidatja për “Miss Zvicra”:  Nuk ndihem shqiptare

Nasibe Ali është njëra prej finalisteve për “Miss Zvicra 2015”.

20- vjeçarja nga Lucarno e Tisines në një videoportret për faqen e spektaklit “Miss Schweiz” ka folur për prejardhjen dhe jetën e saj. Nasibja ka thënë se është me prejardhje shqiptare, por më shumë veten e ndien zvicerane, pasi që është e lindur në Zvicër.

“Sinqerisht, më shumë ndihem zvicerane, ngase këtu jam mësuar dhe ambientuar me jetën”, thotë shitësja e këpucëve, njofton albinfo.ch.


Prindërit e saj kanë jetuar në Zvicër para se ajo të lindë. Nasibja ka edhe dy motra dhe një vëlla. Momenti më i vështirë në jetën e saj ka qenë operimi i motrës.

“Momenti më i keq në jetën time ishte kur motra ime ishte në spital dhe kishte probleme me veshkat. Ajo duhej të operohej dhe nuk e dinim se si do të shkonte operacioni i saj. Ishte një kohë shumë e trishtuar për të gjithë ne”, është shprehur ajo.

Gjithashtu ajo ka thënë se është besimtare e devotshme dhe feja islame është fe e paqes. “Prindërit m’i kanë përcjellë gjërat pozitive të religjionit dhe më pëlqen të besoj në diçka”, pohon ajo.
“Feja myslimane për mua do të thotë diçka pozitive dhe paqe. Është një fe sikur gjitha fetë e tjera që kanë për qëllim të përcjellin te njerëzit gjërat pozitive. Nuk është fe negative, ashtu siç gjatë ditëve të sotme e shohim nëpër televizione”, ka shtuar ajo.

Nasibja e konsideron veten si një tip i druajtur dhe pakëz e mbyllur, sidomos kur njihet në fillim me dikë. Thotë se është një njeri me zemër të mirë dhe bujare si dhe e lidhur ngushtë më prindërit e saj.
“Para se të vendos diçka për jetën time, gjithmonë e mendoj të mirën e familjes, të cilët kanë një vend të veçantë në zemrën time”, thotë Nasibja, e cila prej shumë muajsh është në lidhje dashurie me 24- vjeçarin Edman.

Bukuroshja Nasibe Ali shprehet se është kandidatja më e përshtatshme për “Miss Zvicra 2015”, sepse është person vetëmohues dhe kërkon edhe mbështetjen dhe votën e publikut.

Përveç Nasibes, pjesë e finalisteve me prejardhje shqiptare është edhe Sindi Arifi.

Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 7 nëntor.

1610806_1600014290271251_4525058084707232085_n
web-foto-6.jpg

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Magazina
Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Magazina
Kalo në kategori