LAJMI I FUNDIT:

Kandemir e merr në Besiktas talentin Jakupi

Kandemir e merr në Besiktas talentin Jakupi

Trajneri i ri i Besiktasit, Ahmet Kandemir, nuk do të shkojë i vetmuar në Turqi. Ai me vete nga Prishtina do të marrë talentin Mërgim Jakupi.

Express raporton se Kandemir e ka veçuar talentin 16 vjeçar si një prej talentëve më të mëdhenj dhe është siguruar që t’ia prishë kontratën katërvjeçare me Prishtinën, për të nënshkruar një kontratë tjetër katërvjeçare me Besiktasin.

Jakupi është lindur në Freiburg të Gjermanisë dhe para pak kohësh me Prishtinën e fitoi Kupën e Kosovës pas finales epike ndaj Pejës.

“Pasi kishte ardhur Kandemir, e kishte veçuar Jakupin si talent të madh, duke e marrë në ekipin e parë të Prishtinës. Ai ia dha rastin Mërgimit në Prishtinë dhe vendosi ta marrë edhe në Turqi”, theksoi një burim brenda klubit të Prishtinës.


Jakupi luan në pozitën 3 dhe ka stërvitur intensivisht në dy vitet e fundit, teksa tani ai do të transferohet te Besiktasi kjo edhe falë angazhimit të Sigal Prishtinës dhe hapësirës që klubi më i madh kosovar i ka dhënë atij në ekipin e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Premier League
Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori