LAJMI I FUNDIT:

Kanceri i prostatës, dalja në diell mbron

Kanceri i prostatës, dalja në diell mbron

Nivelet e larta të vitaminës D mund të rezultojë me një rrezik më të ulët për zhvillim të kancerit të prostatës.

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar kohë më parë, sipas të cilit përveç që pengon në parandalimin, vitamina D mund të pengojë edhe shndërrimin e kancerit ekzistues në kancer agresiv.

Studimi ka përfshirë më shumë se 1000 meshkuj të cilëve u janë bërë analiza të gjakut dhe ku mes tjerave është matur edhe niveli i vitaminës D.

Është vërejtur se meshkujt me nivel më të lartë të kësaj vitamine kishin rrezik shumë më të ulur, madje 45 për qind, për të zhvilluar kancer prostatës, përfshirë edhe formën agresive të saj.


Përveç ushqimit dhe tabletave, burimi më i madh i vitaminës D në organizëm është ekspozimi në rrezet e diellit. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori