LAJMI I FUNDIT:

Kanada i dhuron Maqedonisë së Veriut 250 mijë dollarë si ndihmë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit

Kanada i dhuron Maqedonisë së Veriut 250 mijë dollarë si ndihmë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit

Ambasada e Kanadasë me seli në Beograd bëri të ditur se Kanada do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 250 mijë dollarë kanadez si ndihmë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se shteti i Kanadasë vendosi të ndajë mjete në luftimin kundër pandemisë nëpërmjet ndihmës së shteteve më të rrezikuara, përmes financimit të organizatave ndërkombëtare që ndihmojnë menaxhimin me krizën gjatë pandemisë si dhe ndarje të mjeteve për hulumtime dhe zhvillim të angazhimeve që të gjendet vaksinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bashkëpunimi i Kanadasë me vendet e rajonit është dëshmi për bashkëpunimin e fuqishëm global që kirza e potencoi si të nevojshme, por edhe si strategji. Kanada ka qenë dhe mbetet partnere për zhvillimin e vendit”, tha Aneta Pesheva, konsull nderi i Kanadasë në Shkup.


Kanada dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie bilaterale pozitive edhe në kuadër të NATO-s ndërsa Kanada, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, mbështet fuqishëm procesin euro-integrues të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori