LAJMI I FUNDIT:

Kampionët në Turqi

Kampionët në Turqi

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Madje kryeqytetasit tashmë kanë arritur marrëveshje me Dardan Berishën, dhe Aurimas Kieza, të cilët djersitën fanellën e ‘bardhekaltërteve’ edhe në sezonin e kaluar. Pas largimit të trajnerit Marin Dokuzovski, vendin e tij e zuri trajneri boshnjak Sabit Hadzic, i cili pritet të udhëheqë prishtinasit në sezonin e ri.

Koordinatori i prishtinasve Florian Miftari, bëri të ditur se një pjesë të përgatitjeve për sezonin e ri pritet t’i zhvillojnë edhe në Turqi, ku pritet që të ftohen nga disa skuadra turke në disa turne të cilat do të organizohen. Miftari bëri të ditur se nga fillimi i muajit tetor do të udhëtojnë drejt Bursas, ku do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore.

“Ne kemi filluar përgatitjet për stinorin e ri. Jemi duke pritur që të vazhdojmë të punojmë dhe më pas të shkojmë në Bursa, për të zhvilluar disa ndeshje miqësore në një turne i cili do të zhvillohet”, u shpreh fillimisht Miftari. Ndryshe koordinatori i klubit njoftoj se mund të zhvillojnë edhe një ndeshe miqësore edhe me skuadrën e ish-trajnerit të Prishtinës, Ahmet Kandemir, Besiktas. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori