LAJMI I FUNDIT:

Kampanja “Sytë e fëmijës” – pjesë e projektit “Empower Kosovo Youth Identity”!

Kampanja “Sytë e fëmijës” – pjesë e projektit “Empower Kosovo Youth Identity”!

Kur mendoni për fëmijërinë, a ju mungon mënyra e jetesës apo mënyra se si e shihje botën atëherë?

Ne në këtë kampanjë, e cila është pjesë e projektit ‘Empower Kosovo YOUTH Identity’ të implementuar nga 4H-Kosova, vendosëm që të promovojmë ardhmërinë tonë pra fëmijët, thënë më saktë të tashmen dhe të ardhmen në sytë e tyre, mendjen e tyre të bukur.

Në këto kohë kur negativiteti po mbizotëron ditët tona, të inspirohemi nga këto qenie qe shohin më të mirën në gjithçka.

Edhe ne dikur kemi qenë si ata. Pse jemi dëshpëruar? Ku mbeten ngjyrat qe i shihnim më të ndezura?

A mund të punojmë ne, që këta fëmijë të mos dëshpërohen me realitetin në Kosovë kur ata të rriten? Të mos lëshojnë shtëpinë e tyre për të siguruar një jetë më të mirë në një vend krejtësisht të huaj?

Ne në fillim kemi vizituar shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, ku kemi marrë në pyetje nxënës të klasës së parë. Përgjigjet e tyre të zgjojnë dëshirën të kthehesh edhe një herë në fëmijëri e të shohësh me sytë e tyre flisnin me shumë pasion për Kosovën, dhe për vetën e tyre kur të rriten. Shumica na thanë që do të qëndrojnë në Kosovë për ta ndihmuar atë. Kur i pyetëm se me çfarë note nga 1 deri në 10 e vlerësojnë ata Kosovën, shumica e përgjigjeve ishin 100!

Njëri nga nxënësit Dajani, e ndau një dëshirë me neve: “Një dëshirë e jemja osht mos me shku shumë n’vende të jashtme, se ma e mirë o Kosova.”

Shpresojmë shumë që Dajani të mendoj njëjtë edhe kur të rritet.

View this post on Instagram

A post shared by Syte e Fmise (@sytefmis)

Pastaj ne menduam të provojmë prapë të njëjtën gjë por kësaj radhe nga një këndvështrim tjetër.  Kështu që ne shkuam në Shtëpinë e Sigurtë në Gjakovë, aty ku strehohen gra, viktima të dhunës familjare, të cilat me vete aty kanë edhe fëmijët e tyre. Vendi i vetëm në të cilin këtyre femijëve u lejohet të shkojnë është shkolla. Liria e tyre është e copëtuar, ishte shumë e trishtueshme të shihje një fëmijë që nuk do asgjë tjetër përveç që të ketë pak më shumë liri në jetën e vet.

Ne pra i pyetëm pak për gjendjen momentale të tyre, dhe po ashtu për Kosovën, që është edhe koncepti i kësaj kampanje. Nga përgjigjet e tyre, ashtu siç edhe pritej, nxorëm shumë pozitivitet dhe shpresë për një të ardhme më të mirë së e tashmja. Diçka që na ka lënë shumë përshtypje ishte që shumica e fëmijëve na thanë që kur të rriten do të bëhen polic ose police!

Shtëpia e sigurt nuk do të jetë lokacioni i fundit ku ne shkuam për t’i dhënë rëndësi mendjes së fëmijës. Prandaj nëse edhe juve ju duket kjo një temë që duhet përkrahur dhe marrë më seriozisht, qëndroni të përditësuar me neve në këtë udhëtim duke na ndjekur në faqet tona zyrtare në instagram dhe në facebook.

Të jemi këtu për ardhmërinë tonë, qe ata të jenë këtu në të ardhmen për Kosovën.

Artikull i sponzorizuar