LAJMI I FUNDIT:

Kampanja “Akulturimi” – pjesë e projektit “Empower Kosovo Youth Identity”!

Kampanja “Akulturimi” – pjesë e projektit “Empower Kosovo Youth Identity”!

“Akulturimi” është një proces i kontaktit dhe shkëmbimit kulturor përmes së cilit një person ose grup vjen për të adaptuar vlera dhe praktika të caktuara të një kulture që nuk është fillimisht e tyre, në një masë më të madhe ose të vogël.

Rezultati përfundimtar është se kultura origjinale e personit ose grupit mbetet por, ndryshohet me këtë proces.

Grupi “Akulturimi” përbëhet nga katër anëtarë të rinj plot energji.

Anëtarët e grupit janë: Andi Shkodra, Qendresa Ahmeti, Dafina Ahmeti, Remzije Dauti.

“Akulturimi” e kemi quajtur për të treguar se si jemi përshtatur me kulturat e tjera dhe se si jemi popull që pranojmë edhe kulturat e tjera.

Ne jemi fokusuar kryesisht te veshjet e shqiptarëve në periudha kohore të ndryshme.

Veshja tradicionale shqiptare është njëra nga pjesët e identifikimit tonë, kulturës tonë.

Në postimet e “Akulturimi” ju do të mund të shihni si ishin veshjet shqiptare dhe si kanë ndryshuar ato në botën moderne.

Për të bërë një shtet të fortë, duhet të mbështetësh rrënjët edhe trashëgiminë e tij.

DUAJE TËNDEN!

#Kosovoismyhome

Për të parë më shumë punën e kampanjës, ndiqni faqen në Facebook dhe Instagram. 

Artikull i sponzorizuar