LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e Canon për BBC

Kamerat e Canon për BBC

Transmetuesi britanik BBC i ka kategorizuar kamerat profesionale HD të prodhuesit Canon si pajisje të përzgjedhura për produksionin e përgjithshëm të brendshëm të programeve me definicion të lartë (HD).

Canon ka marrë njohje nga transmetuesi britanik BBC për kualitetin e kamerave të saj profesionale, të paraqitura në prill të vitit të kaluar. Në fakt, BBC ka kategorizuar kamerat XF300 e XF305 në listën e kamerave të pranuara HD për produksionin e programit të përgjithshëm të programeve HD të cilat emetohen në kanalet HD të BBC-së.

Pajisjet nga qershori janë pranuar për shfrytëzim në produksionet e pavarura, mirëpo kjo tani ka të bëjë edhe me përdorimin në produksionin e brendshëm të BBC-së, e kjo shtëpi e njohur televizive ka marrë dërgesat e para në dhjetor.


Kamerat XF300 e XF305 të Canon incizojnë përmbajtjet në kartelat CompactFlash në formatin MPEG-2 Full HD dhe ofrojnë një varg opsionesh të avancuara të konfigurimit të incizimit. Kamerat kanë objektivat HD të Canon nga linja L, sensor 3CMOS dhe procesorë të dëshmuar të pamjes – DIGIC DV III. /Telegrafi/