Kaloi një javë në Korenë e Veriut dhe filmoi gjithçka: Kështu në të vërtetë duke jeta në vendin më të izoluar (Foto/Video)

Adam Baidawi, një fotograf australian i cili udhëton nëpër botë dhe tregon histori të ndryshme përmes fotografive, së fundmi ka vizituar Korenë e Veriut, kurse udhëtimin e vetë e ka përshkruar me një fjali: “Ka qenë java më emocionuese dhe njëherit më e pikëlluar e jetës time”.
Për versionin australian të revistës GQ, Baidawi ka realizuar një nga historitë më interesante të karrierës së tij përmes një fotoalbumi, duke zbuluar se si në të vërtetë jetojnë njerëzit në Pyongyang dhe qytetet tjera përreth, dhe si zhvillohet jeta e popullit të Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.
“Nuk ekziston asnjë vend tjetër në planetë si Koreja e Veriut, për këtë jam shumë i sigurt. Fillimisht shkova për shkak të një maratone që po organizohej në Pyongyang, sepse besoj se aty më së miri mund të shihet se si frymon ai vend”, ka deklaruar Baidawi.
Ai thotë se e gjithë bota e dinë propagandën rreth dinastisë Kim, dhe për këtë ai ishte i interesuar të shkrep fotografi të qytetarëve të rëndomtë.
“Në momentin që uleni në aeroplan për në Pyongyang, mbusheni me propagandë. Nuk ekziston asnjë televizion tjetër përpos atij shtetëror, dhe në të flitet vetëm për dinastinë Kim. Edhe pse shumë mendojnë të kundërtën, Pyongyang është një qytet shumë modern dhe i pastër. Aty ka rrokaqiej të ndryshëm, metro dhe gjithçka tjetër që i ka çdo qytet modern”, ka shtuar fotografi australian.
Megjithatë, në këtë vend nuk mund të shëtisni lirshëm, thotë Baidawi. Sipas tij, nëse një turist vendosë ta vizitojë këtë vend, ciceroni do të jetë gjithmonë me të.
“Kam pasur shumë dëshirë ta vizitojë stadiumin May Day dhe më duhet të pranojë se ishte mbresëlënës. Brenda tij mund të futen 150 mijë njerëz dhe është atraksioni më i madh turistik i këtij vendi. Megjithatë, gjëja më e çuditshme ishte të shikojë provat e valleve në rrugë, ku njerëzit janë të detyruar të ushtrojnë çdo ditë pas punës”, ka thënë ndër tjera Baidawi.
Ai ka vizituar edhe shkollat fillore në kryeqytetin e Koresë së Veriut. Ka parë shumë fëmijët të talentuar në sport, vallë dhe fusha tjera. Por kur ka ndjekur për së afërmi lëndën e gjuhës angleze, aty e ka kuptuar se amerikanët prezantohen si përbindësha. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BR7-4KwBSyj/
https://www.instagram.com/p/BIEHW33Ds_F/
https://www.instagram.com/p/BIGbMIXjlJu/
https://www.instagram.com/p/BFUtfirJ8Xl/
https://www.instagram.com/p/BEZhFjvJ8WJ/
https://www.instagram.com/p/BD7MF8Vp8WY/
https://www.instagram.com/p/BL-q67fD1xQ/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi