Burimi: The Financial Times (titulli në anglisht: Ukraine has crossed Moscow’s and Washington’s red lines)
Përkthimi: Telegrafi.com
Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, ShBA-ja ka këmbëngulur se qëllimi i saj është të ndihmojë Ukrainën të mbrojë territorin e saj dhe të mbijetojë si shtet sovran. Çdo sugjerim se lufta mund të shtrihej në Rusi është konsideruar i rrezikshëm.
Pas inkursionit në Kursk, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka qenë përçmues ndaj kufizimeve që Amerika ka vendosur në angazhimin e Ukrainës në luftë, duke denoncuar “konceptin naiv dhe të përhant të të ashtuquajturave vija të kuqe në lidhje me Rusinë, që dominonin në vlerësimin e luftës nga disa partnerë”. Kjo pikëpamje, tha presidenti ukrainas, tani është “shkatërruar”.
Por, a është shkatërruar vërtet? Dallimi midis kujdesit të Uashingtonit dhe marrjes së rrezikut nga Kievi reflekton jo vetëm ndryshimin në analizën se sa larg mund të shtyhet Vladimir Putini, por është gjithashtu pasqyrim i një ndryshimi delikat në qëllimet e luftës.
Në fillim të konfliktit, presidenti Joe Biden i vuri administratës së tij dy synime. I pari ishte mbështetja e Ukrainës. Por, i dyti ishte shmangia e Luftës së Tretë Botërore. Nëse do të duhej të zgjidhnin mes këtyre dy qëllimeve, ShBA-ja do të zgjidhte qartë këtë të fundit.
Por, Ukraina po lufton për mbijetesën e saj. Ajo do të pranonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së në një luftë me Rusinë. Sipas librit të fundit të David Sangerit, Bideni madje ua sugjeroi ndihmësve të tij se Zelenskyy mund të përpiqej qëllimisht ta tërhiqte Amerikën në një Luftë të Tretë Botërore.
Si rezultat, ka aspekte të ndryshme për rrezikun në Uashington dhe Kiev. ShBA-ja ka qenë vazhdimisht e kujdesshme në lidhje me llojet e armëve për Ukrainën. Kur raketat me rreze të gjatë veprimi Himars u dorëzuan për herë të parë në Ukrainë, administrata Biden vendosi kufizime se sa larg mund të gjuanin ato. Vetëm në maj, Uashingtoni dha lejen që armatimet e furnizuara nga ShBA-ja të përdoren kundër objektivave brenda Rusisë. Këto ndalesa janë ende në fuqi, edhe pse ukrainasit po bëjnë presion që ato të hiqen.
Brenda Evropës, dallimi midis Amerikës dhe Ukrainës në tolerancën ndaj rrezikut reflektohet gjithashtu. Vendet që janë afër vijës së frontit dhe ndihen të kërcënuara drejtpërdrejt nga Rusia – si Estonia dhe Polonia – kanë insistuar t’ia japin Ukrainës armët më të avancuara dhe më shumë liri për t’i përdorur ato. Gjermania ka qenë vazhdimisht shumë më e ngadaltë për të vepruar.
Ukrainasit janë ankuar prej kohësh se kujdesi i aleatëve të tyre më të fuqishëm do të thotë se atyre u kërkohet të luftojnë me njërën dorë pas shpine. Rusia është e lirë të godasë thellë brenda Ukrainës, por Ukrainës i ndalohet të kundërsulmojë.
Qeveria e Ukrainës dhe ajo e ShBA-së thonë se, përpara se të ndodhte, administrata e Bidenit nuk ishte e informuar për ofensivën në Kursk. Edhe pse është e qartë që Amerika ka interes të mohojë përfshirjen e drejtpërdrejtë në planifikimin e një sulmi në tokën ruse, kjo del të jetë e vërtetë.
Me ofensivën në Kursk, ukrainasit kanë ndjekur një strategji të ngjashme me atë të Izraelit – duke ndërmarrë veprime ushtarake që nuk janë miratuar nga Uashingtoni. Supozimi i Ukrainës dhe Izraelit është se, nëse veprimi është i suksesshëm, ai do të marrë më pas miratimin nga Amerika. Nëse dështon, ShBA-ja përfundimisht do t’i ndihmojë ata të përballen me pasojat.
Për momentin, në Uashington ka optimizëm të kujdesshëm për ofensivën në Kursk – megjithëse mbeten dyshime nëse forcat e Kievit mund të mbajnë terrenin që kanë marrë dhe të rezistojnë ndaj sulmeve ruse në Ukrainën lindore.
Por, edhe suksesi ukrainas ka pak gjasa të nxisë ShBA-në që të mos jetë e kujdesshme. Amerikanët ende synojnë të shmangin konfliktin e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe vazhdojnë ta marrin seriozisht kërcënimin e konfliktit bërthamor.
ShBA-ja e di se Putini ka kërcënuar publikisht se do të përdorë armët bërthamore dhe se Rusia i ka praktikuar vazhdimisht ato në stërvitjet ushtarake. Në vitin 2022, përgjimet e inteligjencës amerikane zbuluan biseda të shpeshta dhe ndonjëherë të detajuara midis zyrtarëve ushtarakë rusë rreth përdorimit të armëve bërthamore.
Ka mundësi që disa nga ato biseda të kenë pasur për qëllim që të dëgjohen. Sidoqoftë, amerikanët i morën mjaft seriozisht kërcënimet publike dhe bisedat private të Rusisë, saqë Jake Sullivan, këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, e paralajmëroi Rusinë për “pasojat shkatërruese” nëse ajo ndërmerr sulme bërthamore.
Amerikanët bëjnë me dije se paralajmërimi i Sullivanit hedh poshtë idenë se ata thjesht do të rrinë mënjanë përballë kërcënimeve ruse. Në vend që të respektojnë vijat e kuqe të Rusisë, ShBA-ja dhe aleatët gradualisht i kalojnë ato – duke testuar se sa larg mund të shkojë Putini përmes përshkallëzimit gradual.
Disa analistë perëndimorë besojnë se ofensiva në Kursk tashmë ka zhvlerësuar me vendosmëri kërcënimet bërthamore të Putinit. Phillips O’Brien i Universitetit “St Andrews” argumenton se pushtimi i Rusisë “ka qenë gjithmonë vija e fundit e kuqe e supozuar për përdorimin e armëve bërthamore – dhe ukrainasit po marshojnë … pikërisht përtej saj.”
Megjithatë, SHBA-ja nuk beson se vija e fundit e kuqe është kaluar me sukses. Këshilltarët e Bidenit vazhdojnë të mendojnë se – nëse Putini do të besonte se regjimi i tij është në prag të humbjes totale – rusët mund të përdorin armët bërthamore. Kur ukrainasit ankohen se aleatët e tyre janë të frikësuar nga ideja e fitores, ata kanë të drejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova