LAJMI I FUNDIT:

“Kali” i Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, rrëmben çmimin e parë në festivalin 20minmax në Gjermani

“Kali” i Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, rrëmben çmimin e parë në festivalin 20minmax në Gjermani

Filmi i shkurtër Kosovar “Kali” prodhuar nga Koperativa, me skenar të Alban Ukajt,regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, producent Arian Rexhepin, dhe subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, dhe përkrahur nga Fondi Hartefakt, rrëmbeu çmimin e parënëfestivalin20minmaxnë Ingolstadt të Gjermanisë.

20minmax është festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër i qytetit Ingolstadt. Çdovit, festivali sjell filma të shkurtër nga e tërë bota. Çmimin e parë të festivalit e ndan Audi, meqë Ingolstadt është qyteti i markës së njohur të veturave.

“Kali” trajton ngjarjen e vitit 1997, kur mijëra studentë protestuan kundër regjimit shtypës të kohës, nëpër rrugët e Prishtinës. Në mesin e protestuesve janë edhe treshokë adoleshentë, të cilët pas protestës e gjejnë veten në një situatë të paimagjinueshme.

“Kali” ka pasur premierën kosovare me 18 maj në Kino ABC në Prishtinë, ndërsa deri më tani është shfaqur edhe në Ozu Film Festival në Modena (Itali). Shfaqjen e filmit për vitin 2015 e kanë konfirmuar edhe Dokufesti si dhe Festivali i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec. /Telegrafi/