LAJMI I FUNDIT:

Kalendari i Pirelli-t: Ja vajzat e 2015-ës

Kalendari i Pirelli-t: Ja vajzat e 2015-ës

I xhiruar në maj, kalendari ka në faqet e tij supermodelet Joan Smalls, Adriana Lima, Natalia Vodianova, e reja Gigi Hadid, Yolanda Foster, etj.

Është ky Edicioni i 42-të i kalendarit ikonik, i fotografuar nga fotografi legjendar Steven Meisel dhe stiluar nga Carine Roitfeld e Vogue, me Pat McGrath si artist i grimit.


“Për mendimin tim, këto vjaza janë modelet kryesore të momentit. Ato përfaqësojnë stereotipet që moda dhe “sistemi i yjeve” po na imponon tani” tha Meisel.

“Nuk doja të bëja një kalendar konceptual, por të krijoja 12 postera, në të cilat gratë, me gjithë sensualitetin e tyre, janë protagoniste absolute të imazheve të tyre. Me qënë se doja ta limitoja përdorimin e rrobave dhe aksesorëve, m’u duk shumë interesante të luaja me ngjyrat, makeup-in, materialet. Ishte një eksperiencë shumë shpërblyese.” /Telegrafi/