LAJMI I FUNDIT:

Kafshimi nga leopardi (Video)

Kafshimi nga leopardi (Video)

Një leopard ka hipur mbi kulmin e një shtëpie në Indinë perëndimore, para se t’i sulmonte disa banorë. Ngjarja ka ndodhur në Ballarpur të Maharashtras dhe është xhiruar nga kamerat.

Në video, fillimisht shihen disa banorë duke u përpjekur që ta rrëzojnë poshtë kafshën. Mirëpo, ajo arrin të hipë lartë dhe vrapon pas tyre.

Njëri nga protagonistët nuk është aq i shpejtë, ashtu që përjeton një kafshim në prapanicë.

Më pas, leopardi i frikëson paksa edhe turmën tjetër të njerëzve dhe zbret poshtë.


Departamenti i për kapjen e kafshëve, ka arritur ta zë atë dhe planifikon ta lëshojë në natyrë. /Telegrafi/