LAJMI I FUNDIT:

Kafeja zvogëlon rrezikun nga aksidentet në trafik

Kafeja zvogëlon rrezikun nga aksidentet në trafik

Shoferët që pinë kafe shkaktojnë më së paku aksidente në trafik, ka zbuluar studimi australian, i cili ka përfshirë 600 shoferë kamionësh.

“Kafeja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë zvogëlojnë rrezikun nga përplasja”, thuhet në punimin e botuar në revistën “British Medical Journal”, por ekspertët e sigurisë në trafik tërheqin vërejtjen se kafeina nuk mund të jetë zëvendësuese e gjumit.

Më se një e treta e pjesëmarrësve kanë thënë se gjatë vozitjes pinë kafe dhe pije të tjera me kafeinë, ndërsa gjysma e atij numri thonë se këtë e bëjnë që të qëndrojnë të zgjuar.

Studimi ka zbuluar se shoferët që kanë konsumuar kafeinë kanë pasur 63 për qind më pak shanse që të përfshihen në aksident trafiku në krahasim me shoferët që nuk kanë konsumuar kafeinë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori