Pijet e gazuara, të cilat përmbajnë sasi të mëdha të kafeinës, ndalojnë zhvillimin normal të trurit tek fëmijët, paralajmërojnë shkencëtarët.
Përveç që na pengon të flemë, kafeina ndërhyn edhe duke penguar zhvillimin e trurit gjatë adoleshencës. Kjo është një periudhë kritike për trurin, kur problemet në zhvillimin e tij mund të çojnë në skizofreni, ankth, përdorimin e drogës dhe çrregullime të personalitetit.
Hulumtuesit kanë kryer eksperimente në minjtë, por pohojnë se zbulimi rrit shqetësimin për fëmijët dhe adoleshentët të cilët konsumojnë sasi të mëdha të kafeinës në Coca-Cola dhe pije energjike.
Në mes të 300 dhe 400 mg kafeinë apo katër kanaçe të pijeve energjike në ditë, apo katër filxhanë kafe, mund të ndikojnë në tru, sipas një studimi.
Hulumtuesit suedezë janë përqendruar në zhvillimin e trurit në adoleshencë. Derisa truri përgatitet për kërkesa në moshën madhore, sinapsat, apo lidhjet midis qelizave të cilat nuk janë të nevojshme, eliminohen. Besohet se gjumi është thelbësor në këtë proces.
"Kjo ndodh gjatë gjumit të thellë. Sinapsat kryesore mbijetojnë, të tjerat reduktohen dhe e gjithë kjo e bën rrjetin më të efektshëm dhe më të fortë", tha profesori Reto Huber nga Spitali Universitar i Fëmijëve në Cyrih.
Profesori Huber tha se kur minjëve të vegjël u ishte dhënë ujë që përmbante kafeinë, ata kishin më pak gjumë të thellë se ata që pinin ujë të thjeshtë. Truri i tyre kishte më shumë sinapsa deri në fund të studimit, që do të thotë se zhvillimi ishte penguar.
Ndërsa, siç kemi shkruar edhe para pak ditësh, transmeton Koha.net, studimet e tjera pohojnë se pijet e gazuara madje mund t’i bëjnë fëmijët edhe agresivë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania