LAJMI I FUNDIT:

Kafeja dhe çaji parandalojnë diabetin?

Kafeja dhe çaji parandalojnë diabetin?

Personat të cilët rregullisht pinë kafe ose çaj kanë rrezik më të vogël që të sëmuren nga diabeti tip 2- tregojnë rezultatet e shkencëtarëve australianë nga Universiteti i Sydneyt.

Autorët e studimit të botuar në revistën Archives of Internal Medicine, thonë se efekti mbrojtës nuk bazohet te kafeina, duke qenë se kafeja pa kafeinë kishte pasur efekt edhe më të fortë në parandalimin e diabetit tip 2.

Sipas tyre, faktorë kryesorë mbrojtës janë antioksiduesit e pranishëm në këto pije.

Të dhënat e studimit janë të bazuara në analizimin e 18 studimeve ku janë përfshirë 500.000 pjesëmarrës. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori