Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur për në Republikën e Maqedonisë për të marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kadetëve “Kampi veror 2017” në Krivollak dhe Pepelishtë.
Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku do të zgjasë deri më 10.07.2017.
Pjesëmarrës do jenë kadetë nga 31 shtete të botës, ndërsa FSK-ja do të përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së.
Për t’i përcjellë kadetët për në Republikën e Maqedonisë kishin dalë shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, nënkolonel Bekim Zejnullahu nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS) si dhe komandanti i QSU-së, major Avni Kiqina.
Me këtë rast, kadetët e FSK-së i përshëndeti kolonel Haziri, i cili ju uroj suksese gjatë këtij trajnimi, të cilin e vlerësoi si mjaft sfidues dhe të rëndësishëm për QSU-në dhe FSK-në në përgjithësi. Njëherësh, ai kërkoi nga kadetët që të jenë të disiplinuar dhe bashkëpunues me njëri- tjetrin, në mënyrë që të arrijnë ta përfaqësojnë FSK-në sa më denjësisht.
Kjo është hera e gjashtë që kadetë të FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa