Kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 10 ditë ushtruan bashkë me ushtarë të 13 shteteve të botës.
Në Krivollak të Maqedonisë ata bënë ushtrime krahas ushtarëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Turqisë, Sllovenisë, Rumanisë, Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” ka përfunduar sot, në të cilin ushtarët e shteteve pjesëmarrëse demonstruan aftësitë e tyre për atë se çka ushtruan për dhjetë ditë.
Drejtori i drejtorisë për Operacione dhe Trajnime në FSK, Zymer Halimi tha se ky aktivitet, i cili që nga viti 2010 është bërë tradicional është shumë i rëndësishëm pasi që kadetëve të FSK-së u jepet mundësia që të këmbejnë eksperienca me njerëz të 13 shteteve tjera.
Po ashtu Halimi tha se kadetët e FSK-së mund të marrin por edhe të japin mësime ndërmjet pjesëmarrësve në kamp.
“Këtë aktivitet e organizojmë dhe e realizojmë qe disa vjet me radhë dhe tani është bërë një aktivitet tradicional. Që nga viti 2010 i kemi kadetët tanë në këtë kamp në poligonin e Krivollakut. Ky është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm për arsye se pjesëmarrja e 13 shteteve dhe është e nevojshme që edhe kadetët tanë të marrin eksperienca, të këmbejnë eksperienca, të familjarizohen, bashkëbisedojnë, ata të shohin aktivitetet tona, t’i shohin aktivitetet e tyre, t’i kombinojnë dhe të bëjmë krahasime se ku jemi dhe se çka duhet të bëjmë që të organizohemi edhe më mirë”, tha Halimi, transmeton KP.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Maqedonisë.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes në këtë shtet Bekim Maksuti tha se sivjet është shënuar numër rekord i pjesëmarrësve në këtë kamp ndërsa tha se pjesëmarrësit e këtyre shteteve mund të tregojnë se mund të flasin dhe mund të bashkëpunojnë me një gjuhë të përbashkët.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” në Krivollak mblodhi 290 pjesëmarrës nga 13 shtete.
Pjesëtarët e FSK-së që nga viti 2010 marrin pjesë në këto aktivitete të organizuar nga Maqedonia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja