LAJMI I FUNDIT:

Kabul: 30 të vrarë, 140 të plagosur

Kabul: 30 të vrarë, 140 të plagosur

Rreth 30 persona u vranë në shpërthimin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, në afërsi ambasadës së Indisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Zyrtarët thanë se të rreth 140 të tjerë janë plagosur, në sulmin në ndodhi në kohën kur njerëzit po prisnin në radhë për viza në ambasadën indiane.

Kryengritësit talebanë kanë kërcënuar, kohët e fundit, me intensifikimin e sulmeve vetëvrasëse, për të larguar forcat e huaja nga Afganistani. /REL/