Hilmi Gashi
Jugosllavia… një term drithërues për popujt ballkanik të cilët deri para më pak së dy dekadash ishin pjesë e kësaj konfederate artificiale të ndërtuar mbi themelet e sloganit famëkeq “vëllazërim-bashkim”. Në veçanti për shqiptarët e Kosovës, kujtimet e të cilëve që prej formimit të saj janë të errëta.
Fuqia e saj gjeopolitike, gjeostrategjike, ushtarake dhe ekonomike, në fakt ishte e pakontestueshme në kohën e një sistemi të mjegullt që shumica e vendeve të tjera të Evropës, në veçanti të asaj Lindore, ishin nën ombrellën e komunizmit marksist-leninist. Ndryshe nga këto, Jugosllavia socialiste dhe komuniste ruajti primatin e saj neutral mes Lindjes dhe Perëndimit duke gëzuar në vazhdimësi mbështetje të madhe, veçmas nga bota e perëndimit.
Në ditën e gjykimit të tij për krime lufte në Hagë, ish-presidenti serb, Slobodan Milosevic, drejtoi gishtin në disa prej vendeve evropiane në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si fajtore për shkatërrimin e Jugosllavisë. Ai fare nuk predikonte veten si shkaktari i tërë atij zjarri dhe skenari të dhimbshëm, ku me këmbëngulësi synonte ruajtjen dhe dominimin e fuqisë serbe në nivel të pushtetit qendror të federatës dhe, siç thonë shumë studiues gjermanë, ambicien për krijimin e një Serbie të Madhe.
Rruga e saj, ashtu sikurse ishte nisur, përfundoi si mos më keq. E tëra në gjak. Jo shumëkush mendonte se kjo do të ndodhte në mes të Evropës, pas gati dyzetepesë vitesh paqe pas Luftës së Dytë Botërore. Evropa dështoi në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë si një akter i rëndësishëm global, me qëndrimin e saj si spektator karshi këtyre ngjarjeve të zymta që pushtuan ndërgjegjen e gjithsecilit.
Me fundin e viteve të ‘80-ta dhe fillimin e viteve të 90-ta, lindi një rend i ri botëror. Ngjarje të mëdha dhe të paparashikuara u zhvilluan vrullshëm: flakja e komunizmit dhe përqafimi i një rendi të ri demokratik, shembja e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, shkëputja e shteteve lindore nga ndikimi sovjetik, lufta mes Irakut dhe Kuvajtit, shpërthimi i luftës civile në Somali etj.). Me një fjalë, bota ishte e zënë.
Duke mos shkuar më tej, së fundmi, jo shumë vite pas kësaj historie të dhimbshme, fillon të qarkullojë një ide e re: krijimi i një “Unioni ballkaniko-perëndimor” (bashkim prej gjashtë shteteve të Ballkanit, si Malit i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, pa Slloveninë dhe Kroacinë si pjesë tashmë të BE-së), apo thënë më ndryshe “Jugosllavia e re”. Që në fillim, e vërteta e qëllimit të saj dhe interesave serbe na bëhet përnjëherë e qartë. Statusi i Kosovës edhe në këtë ide të rrezikshme pretendohet nga pala serbe të mos referohet republikë a shtet i pavarur dhe sovran.
Me gjithë këtë, Shqipëria dhe Kosova duhet ta kundërshtojnë këtë plan në mënyrë kategorike. Të dy vendet shqiptare nuk mund të kenë asnjë interes diplomatik, politik, kombëtar dhe strategjik, të futen nën ombrellën e ndonjë Jugosllavie të re. Shqiptarët nuk kanë opsion tjetër veç BE-së, NATO-s dhe Amerikës.
Bashkimi Evropian e përkrah çdo iniciativë drejtë integrimeve evropiane dhe kjo nismë e definuar si gjoja një iniciativë e tillë shtesë që do shërbente si lehtësim për rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejtë strukturave të BE-së, në fakt janë vetëm shumëfishime të iniciativave që ekzistojnë në këtë kontekst. Aq më pak, kur qëllimi i kësaj është tërësisht jashtë këtij konteksti.
Me të drejtë, ish-presidenti kroat Stipe Mesic, në një intervistë me agjencinë "Anadolli Azhans" në 21 shtator, për këtë nismë deklaron: "Një Jugosllavi e re është një iluzion. Ne kemi pasur dy eksperimente me Jugosllavinë, Jugosllavinë e parë dhe të dytën, dhe të dyja përfunduan në gjak. Në termat e një asociacioni politik, nisma e Luksiçit nuk ka asnjë kuptim".
Nëse Ballkani Perëndimor është i interesuar të vendosë bashkëpunim konkret dhe dobiprurës, le ta bëjë atë me projekte të përbashkëta ekonomike dhe infrastrukturore, me gazsjellës dhe naftësjellës të përbashkët, me autostrada dhe linja interkonjeksioni të përbashkëta, me rrjete hekurudhore dhe prodhim të përbashkët energjie etj. Sa për bashkime të reja politike, institucionale dhe organizative, shtetet e Ballkanit e kanë pikëmbërritjen e tyre, që është BE-ja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër