LAJMI I FUNDIT:

Ju kujtohet gazetari irakian që gjuajti me këpucë presidentin amerikan? Thotë se nuk pendohet për veprimin

Ju kujtohet gazetari irakian që gjuajti me këpucë presidentin amerikan? Thotë se nuk pendohet për veprimin

Në vitin 2008, gazetari Muntazer al-Zaidi hodhi një këpucë mbi  presidentin e atëhershëm të SHBA, George Bush Jr në një konferencë shtypi në Bagdad. Ai thotë se nuk i vjen keq për atë akt që e pa e gjithë bota.

Duke vepruar kështu, ai tregoi zemërimin e tij ndaj korrupsionit dhe kaosit që pasoi ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Irak, e cila filloi në vitin 2003. Ai është ende i zemëruar dy dekada më vonë, transmeton Telegrafi.

“Udhëheqin të njëjtit njerëz që erdhën 20 vjet më parë, pavarësisht dështimeve dhe korrupsionit. SHBA e di shumë mirë se ata kanë sjellë pseudo politikanë”, tha al-Zaidi në një deklaratë për agjencinë Reuters.


Bush Jr., i cili po qëndronte pranë kryeministrit të atëhershëm irakian, Nouri al-Maliki në konferencën për shtyp, u përkul për të shmangur goditjen me një këpucë.

Të hedhësh një këpucë në drejtim të një burri në botën arabe është një fyerje e thellë.

“Kjo është puthja e lamtumirës së popullit irakian”, bërtiti al-Zaidi ndërsa truprojat e tij e nxorën nga salla e konferencave. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori