LAJMI I FUNDIT:

Ju heshtni, unë do të flas!

Kam harruar kur kam filluar të flas për padrejtësitë. Megjithatë, shpresoj që kjo të jetë hera e fundit. Me këtë aludoj që të përfundojë padrejtësia. Nëse ajo vazhdon do ta bëj përsëri atë që më takon mua.

Kaluan disa vite kur bënim çdo gjë që kishim mundësi për t’i realizuar idealet tona. Por, krahas nesh edhe të tjerët kishin ideale, të llojeve të ndryshme.

Jam i vetëdijshëm që disa do të më qortojnë, duke më akuzuar se me këto veprime jam duke bërë përçarje. Por, dua të pyes çfarë kuptim ka që 12 vite ishim të margjinalizuar dhe të emëruar si të vegjël. Disa do më akuzojnë për shpalosjen e gabimeve të të tjerëve. Por, edhe për këtë ju pyes: çfarë kuptimi ka këshilla që e keqja duhet të largohet.


Idealet tona ishin të bazuara në këto standarde: në vend të luftës – paqe; në vend të konfliktit – mirëkuptim; në vend të standardeve të dyfishta – drejtësi; në vend të shfrytëzimit – bashkëpunim; në vend të diskriminimit – barazi; në vend të shtypjes – demokraci.

Është fakt se në këtë botëkuptim nuk kishte vend për joshjet personale!

Përsëri them se ky nuk është fundi i botës, kështu që ne ende jetojmë dhe besojmë në ato ideale.

Çdo gjë filloi kur edhe ne ishim prezent. Kohë pas kohe edhe ne i dhamë mbështetje burimit që ushqente padrejtësitë.

Dallimi në mes të drejtësisë dhe padrejtësisë është se aty ku është padrejtësia sundon lufta, konflikti, standardi i dyfishtë, shfrytëzimi, diskriminimi dhe shtypja. Gjithë këto kanë një gjë të përbashkët, e ajo është gënjeshtra.

Lidershipi i cili sot e trashëgon këtë fenomen, ishte nga mesi jonë, që plotë shumë vite vepruam së bashku “në emër të Zotit me drejtësi”.

Kam shumë për të treguar në këtë drejtim, por do t’i theksoj gënjeshtrat dhe manipulimet me anëtarë si dhe opinionin.

Ata filluan të prezantohen se në zgjedhje fituan tre deputetë. Kjo është gënjeshtër – fituan një. Pra, nuk fituan tre, por kanë tre deputetë.

Ata filluan të prezantohen se i kanë siguruar 4 për qind të votave. Kjo është gënjeshtër. 4 për qind të votave nënkupton mbi 28 mijë vota, e lideri i tyre i cili ishte në pesëshin e artë nuk kishte as 28 mijë klikime, kështu që assesi nuk bëhet fjalë për vota.

Ata filluan ta mbrojnë idenë se shtetndërtimi bëhet me personat që injoruan kërkesat dhe parimet programore të cilët ne dikur bashkëmenduam se ato ishin bazë e shëndoshë për shtetndërtim.

Ata kishin të drejtë në bashkëpunim me njerëz të tillë. Tekefundit ata janë pjesë e kësaj shoqërie, por jo edhe të jenë si ata.

Ata filluan t’i thoshin ato fjalë në Parlament që nuk ishin folur më herët. Por, ata harruan ato që thoshin para se të jenë pjesë e saj, kështu që tani janë kthyer në makinën komanduese. Kur ndihet nevoja, kjo makinë aktivizohet dhe voton për “shtetndërtim”.
Si një shtresë që e promovojmë kulturën, diturinë, krenarinë dhe shumë e shumë virtyte, mos t’i ngjasojmë peshkut që gjuhet po nga i njëjti peshkatar, me ushqimin e njëjtë, në kohën e njëjtë dhe në vendin e njëjtë.

E përfundoj duke e pranuar se me fjalë nuk zgjidhen këto probleme dhe se mbetet të bëjmë më shumë se fjalët, ashtu si bënim dikur.

(Autori është ish-anëtar i Këshillit Drejtues të PD-së)

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori