Një 53 vjeçar ka terrorizuar punonjësit e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, duke i kërcënuar se do t’i hidhte në erë.
Gjatë kërcënimit ai ka ngritur këmishën duke u treguar atyre një pako të mbështjellë, në dukje si eksploziv, shkruan “Panorama.al”.
Veprimi në fjalë, i përsëritur brenda ditës në dy filiale të së njëjtës bankë, është bërë për shkak të nervozizmit të tij për një transfertë të pakryer.
Ngjarja ka ndodhur në 22 korrik të vitit të kaluar.
Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e “protagonistit” të saj, Qazim G. i cili u shpall fajtor kryerjen e dy veprave penale atë të “kanosjes për shkak të detyrës” dhe “prishjes së qetësisë publike. I pandehuri u dënua me 4 muaj burg.
Ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi përfundimisht gjykata e la atë në liri me kusht për një periudhë 18 mujore.
Sipas vendimit të gjykatës, banka e nivelit të dytë ka bërë kallëzim ndaj klientit Qazim G., në lidhje me incidentet e shkaktuara prej tij në 22 korrik 2015 është paraqitur pranë dy degëve të bankës në rrugën “Bardhyl” dhe “Komuna Parisit”.
Ai ka shkuar në këto filiale për të kërkuar informacion nëse kishin kaluar para në llogarinë e tij nga ana e një kompani private, si rrjedhojë e një kontrate shitblerjeje prone. I pandehuri është sqaruar se llogaria e tij nuk ishte kredituar nga shoqërisë “D…”.
Në këtë moment është irrituar se përse llogaria e tij nuk kreditohej dhe ka ngritur këmishën duke treguar dhe një pako të mbështjellë, që dukej si lëndë eksplozive.
Pas këtij veprimi i pandehuri është larguar nga dega e Bankës në rrugën “Bardhyl”dhe të njëjtin veprim e ka përsëritur edhe në degën e Bankës në rrugën “Komuna Parisit”.
Veprimet e të pandehurit janë shpjeguar nga punonjëset e bankës, E. G, dhe E. T., të cilat kanë komunikuar me të pandehurin në çastet e qëndrimit të tij në bankë.
Ato kanë shpjeguar se në një moment i pandehuri nxori nga xhepi i pantallonave një send si katror të ngjitur me ngjitës transparent dhe e mbante në dorë, duke u shprehur se “ishte dikushi dhe u hedh në erë”.
Sipas gjykatës së Tiranës rezultoi e provuar se i pandehuri Qazim G. ka konsumuar plotësisht veprat penale për të cilat akuzohej.
FOTO: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë