Jotova: Në kushtetutën bullgare nuk ka pakicë dhe kjo respektohet në Strasburg
Në Kushtetutën bullgare nuk ka pakicë dhe ajo bazohet në një parim krejtësisht tjetër, në ligjin individual, jo në atë kolektiv. Ne nuk kemi pakicë në vendin tonë, kështu thotë ligji, tha nënkryetarja e Bullgarisë Iliana Jotova, duke folur për kërkesat për njohjen e shoqatave maqedonase në Bullgari, gjatë vizitës së sotme në Ohër.
Në lidhje me faktin se Bullgaria kërkon njohjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga ana tjetër nuk i njeh të drejtat e maqedonasve në Bullgari, për të cilat ka vendime nga gjykata në Strasburg, Jotova, tha se “nuk kemi pakicë në vendin tonë, ndërsa te ju është ndryshe dhe siç e pamë në regjistrimin e fundit, ju jeni një vend shumëkombësh”.
“Unë kam punuar shumë vite në Këshillin e Evropës dhe në BE dhe do t’ju them se kjo që citoni nga Strasburgu është një zgjidhje që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe asnjëherë nuk ka thënë që Bullgaria të njohë pakicën maqedonase. Pra, askush nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë që Bullgaria të njohë asnjë pakicë, sepse Kushtetuta bullgare respektohet në Strasburg”, tha Jotova.Jotova theksoi gjithashtu se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve bullgarë në vend dhe se Bullgaria nuk do t’i thotë “po” anëtarësimit në BE derisa këto çështje të rregullohen.
E pyetur nëse problemi kryesor për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në BE është përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e vendit, Jotova tha se “nuk është vetëm kjo”.
“Nëse e njihni mirë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë ndërmjet dy vendeve, do ta dini se brenda pesë viteve të fundit nuk është bërë asgjë për ato çështje. Së pari, kushtet e vendosura për tekste të caktuara në tekstet e shkollave të mesme, të cilat duhet të përcaktohen nga Komisioni Historik midis dy vendeve dhe të futen siç duhet në tekste. Së dyti, ne kërkojmë hapjen e arkivave për rastet e njerëzve që kanë treguar vetëdije bullgare dhe së treti, ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua është përdhosja e monumenteve”, tha Jotova.
Sa i përket anëtarësimit të vendit në BE, Jotova theksoi se bëhet fjalë për përmbushjen e kritereve në rrugën e anëtarësimit, sikurse çdo vend tjetër në atë rrugë.
“Ato janë të shkruara qartë në gjashtë grupimet. Në kapitujt që do të hapen me KE-në dhe Raportet e Progresit të Vendit. Është një procedurë që shkon në një drejtim krejtësisht tjetër, tha Jotova, duke iu referuar mundësisë që Bullgaria të heqë veton për luftën në Ukrainë dhe rrezikun e tejmbushjes edhe në rajon.
Deklaratat e nënkryetares Jotova janë pas hapjes së Qendrës Informative Kulturore “Horizontet Ballkanike”.
Sot në mëngjes, ajo vendosi lule në memorialin e 15 turistëve bullgarë që humbën jetën në një aksident me varkë në liqenin e Ohrit në vitin 2009. E vizitoi edhe Qendrën ditore për fëmijët me autizëm në Spitalin e Ohrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Moti për pesë ditët e ardhshme
Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet