LAJMI I FUNDIT:

Jonida shpreh haptas ndjenjat për Fatjonin

Jonida shpreh haptas ndjenjat për Fatjonin

Në oborrin e shtëpisë duket se shumë e frymëzuar është Jonida dhe po i shpreh Zaidës atë që ndjen për Fatjonin. Zaida nis ti tregojë përshtypjen që Fatjoni ka lënë në bisedat e para mes tyre dhe këshillën e parë që ajo i ka dhënë është : “nuk e di sa i aftë je të zbulosh por po të jap një detaj, njëra nga vajzat në shtëpi të pëlqen ,përpiqu ta bësh për vete” . Zaida vazhdon të thotë se Fatjoni është për tu pëlqyer.

Jonida i shpreh se sot ka qenë hera e parë që flet me Fatjonin dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë mirë, të kuptojë më mirë ndjenjën që ajo ushqen për Fatjonin. Ata kanë biseduar gjatë në një nga këndet e shtëpisë dhe Fatjoni e ka këshilluar që ajo të mos mendoj se çfarë thonë të tjerët por të bëj atë që ndjen dhe që të bjerë pak nga pesha. Madje Jonida i shpreh Zaidës që kur ai e kish puthur në faqe ajo ishte ndjerë shumë në siklet dhe nuk kish guxuar që ta shihte më në sy, transmeton panorama.

Po flisnim për shëndetin,për peshën tregon Jonida dhe ai po më thoshte se duhet të bie nga pesha. Duket se e vetmja pengesë mes Jonidës dhe Fatjonit janë ca kile të tepërta që vajza e dashuruar ka. “Ndërkohë që po fliste me mua ai shihte nga Tea” thotë Jonida e dëshpëruar teksa mendon se nuk do të jetë kurrë në lartasin e duhur për Fatjonin. Ndërsa Zaida i shpjegon se Fatjoni e pëlqen strukturën e Tea-s, Jonida në këtë pikë mundohet të ndërroj temë duke i kërkua Zaidës që të mos i tregojë gjë Fatjonit për sa ajo di.