LAJMI I FUNDIT:

Jones falënderon Prishtinën dhe Plisat

Jones falënderon Prishtinën dhe Plisat

Organizatori i lojës së Sigal Prishtinës, Kendrick Jones, pasi i ka përfunduar kontrata me klubin është nisur për në Amerikë, ndërsa nuk ka harruar që t’i falënderoj klubin e tij dhe tifozët.

“Unë po kthehem prapa në Atlanta. Dua të falënderoj Prishtinën për mundësinë e dhënë për të luajtur dhe për t’i realizuar objektivat që i vendosëm në gusht”.

“Plisa faleminderit për mbështetjen tuaj përgjatë sezonit. Ju vërtetë jeni tifozë të dedikuar. Ka qenë një kënaqësi për mua ta veshi fanellën me numër 5 dhe ta përfaqësojë këtë qytet të madh. Faleminderit edhe njëherë të gjithë”, ka shkruar Jones në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/