LAJMI I FUNDIT:

Jim Carrey tepër serioz në filmin ku kërkon një vrasës (Foto)

Jim Carrey tepër serioz në filmin ku kërkon një vrasës (Foto)

Jim Carrey është transformuar tërësisht nga një komik në një hetues vrasjesh në filmin e ri, “True Crimes”.

Aktori amerikan ka bërë një tërheqje nga komedia për të luajtur një rol, i cili është i bazuar në një ngjarje të vërtetë.

53-vjeçari ka luajtur edhe në të kaluarën në drama, mirëpo kësaj radhe vjen në një triler shumë serioz.


Në disa fotografi të publikuara nga xhirimet, Carrey shfaqet me flokë shumë të shkurtra dhe me mjekër, në rolin e detektivit që kërkon një vrasës të shndërruar në shkrimtar.

“True Crimes” është i bazuar në një ngjarje në Poloni, me ç’rast një skenë e rëndë krimi ishte shkruar në roman.

Filmi pritet të fillojë shfaqjen në kinema në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

car1 car2 car3 car4 car5 car6 car7 car8 car9