LAJMI I FUNDIT:

Jeton Nixha për sekretar të FBK-së?

Jeton Nixha për sekretar të FBK-së?

Jeton Nixha mund të emërohet sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ish-basketbollisti dhe trajneri kosovar është propozuar mbrëmë për këtë post gjatë mbledhjes së mbajtur në mes të klubeve të Superligës dhe kandidatit serioz për ta marrë postin e kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu.

Propozimi i këtij të fundit për ta emëruar Nixhën në këtë post e ka marrë ‘aminin’ e drejtuesve të klubeve, njofton një burim i besueshëm i Expressit.

Belegu, nëse i fiton zgjedhjet për kryetar, ku do ta ketë kundërkandidat Blerim Vuniqin, ka paralajmëruar se do ta ndërrojë komplet strukturën udhëheqëse të shtëpisë së basketbollit kosovar.

Me këtë rast, edhe sekretari i përgjithshëm aktual, Nazmi Paçarada mund të largohet, prandaj Jeton Nixha mund të arrijë në vend të tij.


Mirëpo, disa orë më parë, Bordi i FBK-së, me aq anëtar sa ka mbetur, ka insistuar se struktura udhëheqëse e FBK-së nuk duhet të ndërrohet, pasi që dorëheqje ka dhënë vetëm kryetari Fatmir Gashi dhe në vend të tij duhet emëruar një kryetar i ri, asgjë më shumë, njofton Express.

Gjithçka mbetet të shihet pas 24 gushtit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për kryetar të FBK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori