Dikur, para shumë viteve nënat tona lanin rrobat anës lumit për shkak të mungesës së ujit, por historia e tillë përsëritet edhe pas 100 viteve edhe atë në fshatin Mesnicë të Komunës së Zelenikovës. Në shtëpitë e fshatit pothuajse nuk rrjedh as edhe një pikë ujë si mungesë e rrjetit të ujësjellësit që ka nisur të ndërtohet në vitin 2008 dhe nuk ka përfunduar ende. Banorët shprehen të revoltuar për kushtet mesjetare që përballen çdo ditë. Ata thonë se e gjithë teknika e bardhë që posedojnë në shtëpi nuk mund ta vënë në përdorim për shkak të mungesës së ujit. Madje, sipas banorëve uji që përdorin për momentin është i ndaluar për pije.
“Katastrofë verës, mos me qenë lumi me la fytyrën. Gratë me traktorë shkojnë te lumi dhe i lajnë qilimat, marrin traktorin i vendosin rrobat, para 100 vjetëve nënat tona kanë la me hi, edhe këto tash ashtu”.
“Ky nuk është ujë për pije. Edhe kafshët që janë kafshë sëmuren kur e pin këtë ujë, edhe lopët janë sëmurë, nuk janë sëmurë prej qiellit, janë sëmurë prej ujit, pastaj ngordhin”, njofton Alsat-M.
“Kemi bunarë diku diku, por kemi vendim prej shtetit se uji është e i papërdorshëm, nuk guxon të pihet ai ujë, por ku të marrim tjetër, patjetër të pimë aty. 19.09 Verdhëza ka qenë shumë prezentë në këtë fshat, kemi edhe dokumente mjekësore se kjo është prej ujit”.
Mesnicasit përballen edhe më shumë probleme tjera si mungesën e transportit, rrugë të shkatërruara dhe pa asfalt si dhe mungesën e ambulancës.
“Kjo është shumë keq, e keni parë edhe vet rrugën , rruga është shumë e dëmtuar. Nuk merren masa as për rrugë, as për ujë e për asgjë tjetër, shumë keq, vetëm në mëshirën e Zotit ka mbet kjo puna e këtij fshati. Edhe shumë fshatra tjerë janë shkatërruar për shkak të rrugës edhe kushteve”.
“Problemi më i madh është ujësjellësi se ambulanca nuk besoj që do të ndërtohet këtu. Problemi më i madh është rruga të rregullohet edhe ujësjellësi, për kanalizimin mos të bisedojmë, edhe një autobus, por s’ka këtu edhe një shitore. Për një 1 litër vaj ose duhet me lan gjellën ose duhet me shku deri në Zeleniovë 7 kilometra dhe me u kthyer mbrapa”.
Fshati Mesnicë me rreth 200 banorë gjendet rreth 40 kilometra larg Shkupit. Ekzistenca e vetme e banorëve është kultivimi i duhanit. U larguam nga ky fshat duke lënë banorët në baltë e pa ujë dhe me një shpresë të vetmen se një ditë edhe për Mesnicasit do të lind dielli./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ri7MlaxHtgQ
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi