LAJMI I FUNDIT:

Jeta mes 200 qenve

Jeta mes 200 qenve

Para 10 vjetësh, Zeng Yuquing nga Singapori kishte vendosur ta ndryshonte stilin e jetës. Ajo i kishte thënë lamtumirë të dashurit të saj për shkak të 10 qenve që kishte. Sot, ajo ka 200 të tillë, dhe nuk pendohet për vendimin që kishte marrë.

Zeng jeton në një shtëpi në Kempas Anggerik, bashkë me qentë e saj, ndërsa thotë të jetë e lumtur në jetë.

Shumëkush e kishte kritikuar për veprimin që e kishte ndërmarrë 10 vjet më parë, kur ishte ndarë nga i dashuri i saj për shkak të qenve – pasi ai i kishte vendosur kushtin të zgjidhte mes tij dhe qenve.

Zeng thotë se brenda muajit shpenzon rreth 1.200 dollarë për manarët e saj, para të cilat i fiton nga kursimet bankare mbi një shumë të deponuar në bankë, pasi e kishte shitur banesën e saj në Singapor, pesë vjet më parë. /Telegrafi/