Lakra, brokoli, angjinare, marule dhe spinaq. Nga “shporta e artë” e natyrës, këto perime konsiderohen si ushqimet më të përshtatshme për të luftuar të ftohtin. Por, për të ruajtur vlerat e tyre ushqyese dhe terapeutike, duhen konsumuar të freskëta dhe “të gjalla”.
Perimet zënë një vend të rëndësishëm në dietën ushqimore të njeriut, pasi janë të pasura me vitamina e kripëra minerale dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve. Ato janë burimi kryesor i vitaminës C dhe E, acideve organike, kripërave minerale e lëndëve që u japin atyre shije të këndshme.
Kripërat minerale që ato përmbajnë, sikurse janë kripërat e kalciumit, fosforit dhe hekurit, janë të domosdoshme për veprimtarinë jetësore, ndërsa lëndët që i japin shijen, ngjyrën dhe aromën, nxisin oreksin dhe ndihmojnë në përvetësimin e proteinave të mishit e peshkut.
Po ashtu, celuloza që ato kanë ndihmon në pastrimin e stomakut, zorrëve dhe nxjerrjen jashtë të lëndëve të dëmshme për organizmin, si kolesterinën e tepërt dhe produktet e tjera jo të shëndetshme. Për të gjitha cilësitë dhe vlerat e mira që kanë perimet, duhet të konsumohen çdo ditë në mënyra dhe sasi të ndryshme.
Për më tepër, kërkimet e reja tregojnë se përfshirja e rregullt e perimeve në dietën ushqimore mund të ndihmojë në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe kjo për arsye se këto ushqime janë të pasura me vitaminë E dhe C.
Por në studimin e botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, jepen të dhënat më të qarta të një lidhjeje midis këtyre vitaminave dhe shumë sëmundjeve të ashtuquajtura dimërore. Studimi u krye për të parë në se marrja e ushqimeve antioksiduese mund të pakësojë rrezikun e prekjes nga to.
Le ta nisim nga lakra. Është një mbrojtëse e mirë e sistemit imunitar, që ruan rrugët e frymëmarrjes, parandalon gastritin, ulcerën, kolitin ulceroz. Për më tepër lufton lodhjen dhe ndihmon për një lëkurë të shëndetshme. Dhe sikur të mos mjaftonte, rrit mbrojtjen organike dhe ka veti të larta ushqyese. Pa harruar këtu fuqinë antioksiduese për shkak të vitaminave në sasi të mëdha.
Një sasi e vogël lakre e grirë përmban 22 kalori dhe shumë përbërës të domosdoshëm ushqimorë që kryesohet nga një përbërës kimik, i cili ul prodhimin e enzimave në trup, ndalon dëmtimin e qelizave, shkatërron radikalet e lira dhe ul rrezikun e prekjes nga kaceri.
Megjithatë, që elementet ushqyes të mos humbasin, është e nevojshme që perimet të jenë të freskëta dhe të gatuhen shpejt, sepse vitaminat nuk e duan as dritën dhe as temperaturat e larta (sipër 60 gardë Celsius, vitaminat B dhe C shkatërrohen).
Po ashtu, nëse arrijmë t’i rezistojnë tërheqjes së domateve dhe patëllxhanëve të rritur pa asnjë minutë diell, do të zbulojmë se sallata me lakër kokë është në gjendje të na japë më shumë se gjysmën e nevojës sonë të përditshme për vitaminë C dhe në të njëjtën kohë largon substancat kimike helmuese që gjenden te mishi dhe sallamet.
Një tjetër alternativë e mirë ngelet padyshim edhe sallata me bazë lakrën e kuqe, marulen, brokolin dhe spinaqin. Të gjitha këto jeshillëqe që nuk duhen ndarë asnjëherë nga tavolina, mund të shoqëroheshin shumë mirë me farat e kungullit, susamit dhe lulëkuqes.
Pastaj nëse i shtojmë një mollë të athët të grirë në feta, pak arra të grira, limon dhe vaj ulliri, asnjë nuk mund ti rezistojë. Kështu dashur pa dashur kemi krijuar një thesar të vërtetë vitaminash. Nëse dëshironi mund ta shoqëroni me feta buke të zezë, lyera me djathë kaçkavall të shkrirë.
Lakra e zezë
Pjesëtare e familjes së “lakrave pa kokë”, një thesar i vërtetë vitamine C dhe hekuri. Konsumohet “e gjallë” nëpër sallata, pasi kështu ruan më mirë edhe vetitë e saj.
Radhiqe e kuqe
Është një nga përbërësit kryesorë të sallatave të dimrit. Shumë e shijshme, sidomos e zier, edhe nën shoqërinë e makaronave apo orizit. E pazëvendësueshme për sasinë e madhe të kripërave minerale që përmban.
Sallatat, shumë të shëndetshme
Acid folik, likopeni, alfa dhe beta karotinë, vitaminë E dhe C: këto dhe shumë përbërës të tjerë mund të gjenden në organizmin e personave që vaktet e të ngrënit i shoqërojnë me sallatë. Në fakt, është cilësuar pak si surprizë ky zbulim.
Ai që ka treguar për virtytet e sallatës ka qenë një studim i publikuar në “Journal of the American Dietetic Association”, ku ekspertët e “School of Public Health” në Los Angelos kanë analizuar të dhënat e më shumë se 17500 personave të mbajtur në një databazë të një studimi mbi ushqyerjen dhe u tregua për here të parë se gjaku i personave që hanë sallata është i pasur me vitamina dhe antioksidues të domosdoshëm për një jetë të shëndetshme.
Në veçanti, vitamina C arrin mesatarisht në kuotën 165 për qind te gratë dhe 119 për qind te burrat, në krahasim me ata që nuk përdorin sallata. Po sipas studimeve, mjafton edhe një sasi e vogël në ditë për të arritur dozat optimale të shumë mikroushqyesve me efekte pozitive në organizëm.
Angjinare
Ka veti tretëse, pastruese dhe mbi të gjitha është shumë e pasur me hekur. Rritet në mënyrë spontane në zonat e ngrohta. Quhet ndryshe edhe karçof. Varietetet ndahen në varësi të ngjyrës dhe gjembave.
Lulelakra
Ka vetëm një gjë negative: aromën e pakëndshme kur gatuhet. Për ta evituar, mjafton që të shtojmë një lugë miell të bardhë dhe pak lëng limoni në ujin e zierjes. Nëse janë të vogla dhe të freskëta, janë shumë të shijshme edhe “të gjalla” me vaj ulliri dhe limon.
Prasi
Një perime tjetër me një numër të pafund vetish pozitive për shëndetin, ku përmendim ato diureike, tonifikuese dhe pastruese. Protagonist i padiskutueshëm i supave, apo sallatave, që mund të konsumohet edhe “i gjallë”, ku pjesa e bardhë është më “e çmuara” Në të gjitha rastet, prasi rekomandohet të përdoret i freskët. ndërsa farat e shtypura të tij, të ziera në verë të bardhë, këshillohen kundër rërës në veshka dhe kundër dhembjeve therëse.
Brokoli
Brokoli është i pasur me kalcium, hekur, fosfor, kalium dhe vitaminë C. Përmban
gjithashtu edhe vitaminë B1 dhe B2 dhe janë një burim i mirë fibrash ushqyese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri