LAJMI I FUNDIT:

Jepet premiera e filmit të shumëpritur “Hapësira mes nesh”

Jepet premiera e filmit të shumëpritur “Hapësira mes nesh”

Aktorët e dramës romantike “science-fiction”, “Hapësira mes nesh” u mblodhën në Los Angeles për premierën e filmit të pritur me shumë interes.

Asa Butterfield interpreton Gardner Elliot, i pari njeri i lindur në Mars, i cili ndeshet gjatë udhëtimit drejt Tokës me një sërë të papriturash. Kësaj aventure, Gardner i hyn bashkë me një vajzë tepër të zgjuar, të cilën e ka njohur “online”. Roli i Tulsës iu besua aktores Britt Robertson, transmeton TCH.

“Gardner ka jetuar në Mars për 16 vite dhe i gjithë filmi tregon marrëdhëniet që ai zhvillon me njerëzit, aventurën që ndërmer. Është një përzierje gjërash, nuk kemi të bëjmë me një zhaner specifik”, tha Britt Robertson, aktore.


Butterfieldit i është dashur të punojë shumë me të ecurën e tij, sepse duhet të hynte në botën e një adoleshenti që nuk i njeh pasojat e forcës së gravitetit.

“Kam kaluar nuk e di sa kohë duke parë marshimet e pinguinëve. Nuk po tallem, unë isha ‘Këmbët e lumtura’. Ashtu isha vërtet. Ndonjëherë vija vërdallë me pesha në kyçet e këmbëve, e pastaj i hiqja që të ndieja ndryshimin”, tha Asa Butterfield, aktor.

Filmi vjen me regji të Peter Chelsom, i cili arriti ta bindte Gary Oldmanin të bëhej pjesë e kastit të aktorëve e të vihej në një rol kryesor të frymëzuar nga manjatët Richard Branson e Elon Musk. “Hapësira mes nesh” do të shfaqet në kinematë amerikane nga data 3 shkurt.

Në trend Magazina

Më shumë
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Kalo në kategori