LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje prokurori që drekoi me të akuzuarin

Jep dorëheqje prokurori që drekoi me të akuzuarin

Prokurori Visar Musa që drekoi me të akuzuarin Raif Rama, ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Lajmin për paraqitjen e dorëheqjes nga prokurori Musa disa javë pas shfaqjes së emisionit, për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ekrem Lutfiu.

“Visar Musa ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Lutfiut për KALLXO.com.


Në përgjigje gjithashtu bëhet e ditur se dorëheqje e prokurorit Musa do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli reportazhin hulumtues për takimet sekrete në mes prokurorit të Ferizajt Visar Musa me të akuzuarin Raif Rama.

Sipas dëshmive të shfaqura në emision, prokurori i cili po hetonte tre vëllezërit Rama është ulur dhe ka drekuar me njërin nga këta vëllezër.

Në takimin i cili është mbajtur në njërin nga restorantet e Ferizajt ka qenë i pranishëm edhe gjykatësi Adem Shabani, përgjegjës i degës së gjykatës së Shtërpcës.

Në intervistë pala e dëmtuar në këtë rast Afrim Matoshi, ka paraqitur dyshime serioze për ndikime të mundshme në rastin e tij pas drekës së prokurorit me të akuzuarin.

Prokurori i Rastit Visar Musa kishte mohuar se ishte në dijeni se po takohej me të akuzuarin, por sqaroi se takimi ishte iniciuar nga gjykatësi Shabani që ka miqësi me të akuzuarin Rama.

Takimi u konfirmua edhe nga gjykatësi Adem Shabani, por ai duke e pranuar se të akuzuarin Rama e ka të afërm, tha se qëllimi i takimit nuk ishte ndikimi në prokurorin Musa.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori