Kur organizmi lufton me sëmundjen nevojitet mjaft energji. Përgatitja e shujtave të shëndetshme mund të jetë shumë më e vështirë. Mirëpo, fatmirësisht, ka shumë gjëra që mund t’i bëni, madje edhe atëherë kur nuk ndiheni mirë.
Ekzistojnë ushqime të cilat do të lehtësojnë disa nga simptomat e ftohjes ose gripit.
Humbja e apetitit. – Hani më shumë shujta të vogla më shpesh se kur jeni të shëndetshëm. Mbani mend që sytë luajnë rol të madh në nxitjen e apetitit. Nëse para jush është pjatë e cila është e stërmbushur, me siguri nuk do të duket tërheqëse nëse nuk mund ta hani. Ndajeni ushqimin në shujta të vogla sepse kështu do të hani më shumë. Hani ushqimet siç janë frutat arrore, jogurti ose pemët dhe perimet e freskëta.
Buzët e thata dhe vështirësitë në gëlltitje. – Shmangni ushqimet që kërkojnë shumë përtypje. Shujtat mund t’i përgatisni në mikser ose si supë. Nëse keni probleme me përtypjen, këshillohuni me mjekun i cili do t’ju rekomandojë ushqimet ose ilaçin i cili do të reduktojë irritimin e fytit. Nëse i keni buzët e thata, thithni bonbone të forta nga pemët e citrusit të cilat do të nxisin lirimin e pështymës.
Të përzierat. – Hani më shumë shujta dhe hani ngadalë. Bonbonet e forta, peperminti dhe xhenxhefili mund të lehtësojnë të përzierat. Nëse të përzierat nuk ndalen, konsultohuni me mjekun sepse ekziston mundësia që shkaku i përzierave është ilaçi të cilin e konsumoni.
Lodhja. – Me siguri nuk do të keni vullnet e as energji për përgatitjen e shujtës. Zgjidhni ushqimet që mund t’i hani të freskëta. Hani ushqime të shëndetshme siç janë frutat arrore, pemët, perimet, vezët e ziera mirë, drithërat e plota dhe jogurti. Shujtën më të madhe në ditë hani atëherë kur vëreni që keni më së paku energji.
Diarreja. – Diarreja është efekt i shpeshtë anësor i ilaçeve të ndryshme. Hani ushqim të butë dhe pini shumë ujë, sepse diarreja mund të shkaktojë dehidrim. Për ta kthyer nivelin normal të elektroliteve në trup, pini pije energjetike të përzierë me ujë.
Kapsllëku. – Ilaçet kundër dhimbjeve shpesh shkaktojnë kapsllëk. Për ta parandaluar hani ushqim të pasur me fibra, siç janë drithërat e plota, kajsitë, kumbullat dhe mollët. Lëvizni sa më shumë që mundeni, sepse me lëvizje do të nxitni punën e zorrëve.
Humbja e padëshirueshme e kilogramëve. – Nëse humbni kilogramë pa dëshirë, duhet të shtoni konsumimin e kalorive. Nëse do ta keni më lehtë, hani ushqime që ju pëlqejnë, duke përfshirë edhe ushqimet me shumë kalori. Hani më shpesh dhe konsumoni ushqim i cili është burim i shkëlqyeshëm i energjisë siç janë farat, drithërat e plota, djathi dhe vezët e ziera mirë.
Ju mungojnë nutrientët. – Nëse nuk ushqeheni në mënyrë të duhur dhe të balancuar, mundësia që trupit tuaj t’i mungojnë vitaminat dhe mineralet është e madhe. Derisa trupit tuaj i mungojnë nutrientët e rëndësishëm, ai nuk do të mund të luftojë kundër sëmundjeve. Këshillohuni me mjekun tuaj për marrjen e shtesave të cilat mund të përmirësojnë veprimin e disa ilaçeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania